TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2023, 18:32

Mbledhja e grupit të PD, Myslim Murrizi kritika Bardhit dhe Tabakut: Nëse vijoni me këtë mënyrë, në 2025 do përfundojmë akoma më keq

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e grupit të PD, Myslim Murrizi kritika Bardhit dhe Tabakut:

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar mbi zhvillimet sot në PD. Grupi parlamentar doli me një platformë për organizimin e partisë, ndërkohë që pati dhe një ide që partia të drejtohet nga Gazmet Bardhi dhe Jorida Tabaku. Murrizi ka hedhur mjaft kritika ndaj tyre. Veçanërisht ndaj Bardhit, sidomos për deklaratën e këtij të fundit se është gati të ulet në bisedime me Berishën.

Reagimi i Murrizit

Sot janë mbledhur një grup deputetësh që pretendojnë se janë ata PD.

Ky grup i jep atributet vetes se është grupi parlamentar, kryesia e partisë, Këshilli Kombëtar, Kuvendi Kombëtar dhe anëtarësia e kësaj partie.

Nga kjo mbledhje pati një vendim të “rëndësishëm” dhe një njoftim të “madh”.

Njoftimi ishte për Zj. Tabaku që ajo është më e madhja fare e kësaj partie sepse ajo nuk ka pasur asnjë dijeni për këtë vlerësim sensacional nga kolegët e saj dhe për këtë rëndësi të jashtëzakonshme që paska ajo vetë për këtë grup dhe për këtë parti.

Nga sot e tutje besoj qe kjo parti do te jete tjetër gjë me kryetare Tabakun dhe Basha duhet të dijë kë ka rivale ose përballë, kështu që ka mundësinë ta heqë bluzën ushtarake që mban veshur për të treguar forcë, por mund të veshë një bluze me ngjyrat e ylberit ose fustan apo fund që të jetë në kushte të barabarta me kundërshtaren.

Vendimi i “madh” ishte qe Bardhi ka pranuar të ulet me Berishën edhe pse me herët ka qenë i prerë që nuk ulet me non grata, por kur shef që ulet Albini me Sandrin e Beogradit, kur sheh që USA mund të ulet me Rusinë apo Putini me Zelenskin, ka pranuar që burrat e shtetit bëjnë çdo “sakrificë” për kombin.

Vetëm se ka mashtruar kur ka deklaruar se kur ka pranuar të ulet në një tavoline me Ramën për interesat e Shqiptareve pranon të ulet edhe me Berishën, por në fakt me Ramën, Gazi është ulur 6 muaj si vartës i Ramës, kur Basha e emëroi ministër të Drejtësisë pas pazarit të 17 majit 2017, e jo për dialog.

Dhe koncepti ulje ne tavoline nënkupton qenien palë ose faktorë, jo qenien vartës, se si vartës ke qenë më shume se 6 muaj i Eduart Halimit dhe mund të përmendje këtë si rast jo Ramën.

Gjithsesi kjo është oferte e Bardhit për Berishën, por që nuk ka asnjë peshë reale për OPOZITEN, dhe nuk di a e ka gjetur të befasuar Berishën kjo oferte apo jo dhe a është i suprizuar apo i gezuar Berisha nga kjo gatishmeri e Bardhit qe me ne fund po e fal Atë???

Megjithate per te qene korrekt dhe i drejte sa mundem dhe per te mos paragjykuar askend ne levizjet e tij politike, dua te them qe Bardhi, Tabaku, Basha apo sejcili nga deputetet qe ka qene sot ne mbledhje apo qe ndajne te njenjtin mendim me Bardhin jane ne te drejten e tyre te luajne si te duan dhe me çfare te duan per interesat e tyre dhe ne funksion te te ardhemes se tyre politike.

Flas per ata qe aspirojne te meren me politike dhe duan qe karriera e tyre te vazhdoj.

Per mua problemi nuk jane ata, por dyzimi, pavendosmeria, shpresa, pritja nga deshira apo nga frika, qendrimi i lekundur dhe i pa vendosur nga mungesa e kellqeve e kupoles drejtuese te OPOZITES reale qe mori 500 mij vota ne 14 maj.

Nese do te vazhdohet gjate me kete dyzim, shprese fallco per bashkim mekanik por qe nuk prodhon më kurre nje bashkim real dhe shpirteror, me kete pritje pa fund per nje sherim te nje plage qe i ka rrenjet ne vend tjeter, i bie qe edhe ne 2025 te jemi me keq se sot.

Kjo sjellje as mish e as peshk e drejtuesve te opozites se 500 mij votave e demton çdo dite e me shume opoziten dhe nuk ngjall kurre shprese por dyshim e skepticizem edhe tek ata burra dhe gra qe mbeshteten, votuan dhe i rezistuan presionit te shtetit e pushtetit me 14 maj.

I Nderuar Z Berisha, Z Noka, Z Boçi, Z Paloka, Z Bylykbashi e te gjithe ju anëtaret e kryesisë dhe deputetët qe ishit ne betej me 14 maj kundra kanidateve dhe kundra pushtetit te Rames!

A KENI KELLQE TA NDANI SHAPIN NGA SHEQERI APO TE NJOMIN NGA I THATI APO JO????????

Nuk doni ta kuptoni apo i trembeni “ fuqise” se tyre elektorale???

Keta nuk jane te lire e nuk marin dot asnje vendim me deshiren e tyre, prandaj mbajeni mend nje gje dhe fiksojeni mire se ne 2025 ky grup sado qe te jete dhe sado qe te ngelet deri atehere, do te garojne me subjekt politik me liste me logo me vule me soj e me sorollop vetëm dhe pikë.

Atehere pse humbni kohe kot me denglat e derdellisjet e tyre?????????

OPOZITA duhet te gjej kurajon ti kapercej keto dhe te filloj seriozisht te meret me veten e saj per te arritur ate qe Shqiptaret duan per te rrezuar kete pushtet mafioz e kriminal te nje grushti felliqesirash qe vjedhin e grabisin çdo dite Shqiptaret.

Me kete qendrim prej “dashamiresi” apo per te mos prishur qejf, po me ngjani si nje barcalete kur tre gra po pyesnin njera tjetren se nga sa feminje kishin dhe nga ngjanin feminjet.

Gruaja e pare thote kam 4 feminje dhe 3 ngjajne nga burri e nje me ngjan mua,dy te tjerat qeshen dhe e ngacmuan se ja paske dredh nje her burrit me duket

Jo tha me sinqeritet ajo por nuk ngjajne te gjithe nga babai

Po ti i thane gruas se dyte sa feminje ke dhe nga ngjajne?

Une kam 6 feminje thote gruaja e dyte dhe 4 ngjajne nga burri, 1 ngjan me mua ndersa njeri ngjan nga dajat

Hahaha qeshin dy grate e tjera dhe me humor i thone qe edhe ti ja paske dredhur dy her burrit

Joooo i thote ajo por siç tha shoqa jo te gjithe feminjet ngjajne nga babai

Pastaj te dyja Grate qe kishin dhene keto pergjigje ju drejtuan ne te njenjten kohe Gruas se trete dhe e pyeten plot kureshtje se sa feminje kishte dhe nga ngjanin ,sepse kjo kishte qene dyshuesja me e madhe ndaj dy Grave te tjera

Ne fillim beri sikur nuk degjoj por dy Grate e tjera kembengulen dhe e pyeten prap por me ze me larte

A do na thuash sa feminje ke dhe nga ngjajne apo jo?

Pooo i tha ajo

Une kam 9 feminje

Por duke qene shume zemer bardhe e qejf pa prishur, e duke dashur që, he te mos ja prish qejfin njerit, he te mos ja prish qejfin tjetrit, ngela pa bere asnje kalama me burrin tim.

Prandaj thirrni mendjes se nese nga deshira per te qene te mire me te gjithe “ fshatin” deri me sot , keni mbushur PD plot “ kopila”.

KJO  OPOZITE E KA DETYRIM QE TE LIND FEMINJE ME BURRIN E SAJ JO ME DYNJANE.

DHE BURRI I PD APO OPOZITES JANE VETEM DEMOKRATET QE KANE MBAJTUR GJALLE OPOZITEN KUR AJO KA QENE NE DITET E SAJA ME TE VESHTIRA.

“KOPILAT “QE ERDHEN KUR PD ERDHI NE PUSHTET, SOT NUK JANE ASNJERI NE PD POR TE GJITHE NE PREHERIN E BABAIT TE TYRE POLITIK.

Opozita duhet te ndryshoj FYTYRE PERFAQESIMI, duhet te ndryshoj program dhe filozofine per tu bere e besueshme.

Duhet te ndryshoj ideollogjin qe ti perkas nje force politike KONSERVATORE jo liberal-degjeneruese

Dhe ne fund dua tju them te gjithe ketyre qe na çan trapin per “ bashkim” mekanik se:

A NUK ISHIT TE GJITHE BASHKE NE 25 PRILL 2021????

PSE NUK FITUAT???????

murrizi pd

Lini një Përgjigje