Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në festën e organizuar për fitoren e Partisë Socialiste, deklaroi se do të vijojë mbështetja ndaj drejtësisë.
Rama theksoi se PS-ja do të jetë mburojë e SPAK-ut duke marrë parasysh të gjitha kostot pasi kjo është e vetmja rrugë.
“Ne kemi në dorë dy gjëra për fatin e drejtësisë në Shqipërinë 2030. E para duke udhëhequr me forcën e shembullit dhe e dyta të jemi mburojë e institucioneve të drejtësisë duke nisur nga SPAK që do të vijojmë ta mbështesim. Përveç gjërave që nuk shkojnë, mësimi nga historia jonë është që pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto është e vetmja rrugë.
Tani duhet të jemi me doemos më të mirë se vetvetja që të nxjerrim më të mirën te vetja dhe të nxjerrim më të mirën te njëri-tjetri”, tha Rama.
Lini një Përgjigje