
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me kritikat ndaj opozitës dhe në mënyrë të veçantë ndaj liderit të PD-së, Sali Berisha, të cilin e akuzoi se ka “kapur” opozitën dhe po e mban peng zhvillimin e një alternative të vërtetë politike.
Në fjalimin e mbajtur në Pallatin e Brigadave gjatë festës së Partisë Socialiste pas fitores në zgjedhjet e 11 majit, Rama e përshkroi gjendjen politike në vend si të ndarë mes dy “universesh paralele”. Sipas tij, “universi i shumicës” është ai ku Shqipëria ecën përpara dhe rritet, ndërsa “universi i pakicës” është i përfshirë në spekulime, akuza të pabaza dhe refuzim të realitetit.
“Për fat të keq politika shqiptare do të jetë e ndarë në dy universe paralele, universi ynë ku Shqipëria përparon, gabon, ecën dhe bie dhe rritet, forcohet hap pas hapi dhe duke ngjitur shkallët drejt majës në BE. Në atë Shqipëri të pakicës kufiri mes fakteve dhe opinione është fshirë dhe laj thajë janë 40 vet pa ngurruar të shpikin dhe të akuzojnë pa asnjë prove dhe ti vënë diagnoza popullit si i sëmurë, i shitur dhe i trembur sepse vendi voton PS. Lajmi i mirë është se shumica nuk u beson më dhe kur i dëgjon i dëgjon për të kaluar kohë dhe i keqi është se kjo nuk ka për të ndryshuar.
Duhet që të ndryshojë mendësia e të bërit politikë. Sa kohë opozita do të jetë e kapur në kthetrat e një kryeplaku që s’ka lënë të zeza pa bërë ky vend, s’do të ketë një opozitë sfiduese për ne por një kënetës zhgënjyese edhe për ndjekësit e saj që në 11 maj qëndruan edhe në shtëpi. Sepse ne votat tona kemi marr përsëri këto 200 mijë që mungojnë janë ata që qëndruan në shtëpi. Po të ishte Luli do ti kishte rënë shkurt do të thoshte që kanë vdekur”, tha ai.
Lini një Përgjigje