TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2025, 18:53

“U rikthye si një Doruntinë mbi samarin e listës së mbyllur”, Rama ironizon Topallin: Vajtonte humbjen me lot rrëke

Shkruar nga Pamfleti

“U rikthye si një Doruntinë mbi samarin e listës së

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim përpara deputetëve dhe kandidatëve të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave, ku po mbahet një ceremoni festive për rezultatin e arritur.

Në mënyrë të veçantë, Rama iu referua ironikisht deklaratave të Jozefina Topallit, përgjegjëses së PD-së për diasporën, e cila pas zgjedhjeve ka folur për vdekjen e pluralizmit në Shqipëri. Ai tha se Topalli “e vajtonte humbjen me lot rrëke për disa zarfa të Beratit ku PS kishte marrë 90 për qind të votave”, duke shtuar se “ne qenkemi vrasësit e pluralizmit”.

Rama komentoi edhe rezultatin në Berat, një nga qarqet ku PS ka fituar thellë, duke thënë se opozita e përshkruan sikur aty “jemi ne hajdutët pse atyre u mungojnë 200 mijë vota”.

Në vijim, kreu i qeverisë iu referua sërish figurës së Sali Berishës, të cilin e quajti “një kufomë ambulante me kapelën e Trump”, duke kritikuar mënyrën se si opozita ka ndërtuar ofertën e saj politike.

E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë. Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë. Pra, ne jemi vrasësit e pluralizmit. Berati është në krye të skuadrave për t’i mobilizuar shqiptarët jashtë vendit. Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë: rrush. Jemi ne hajdutët pse madhështorëve u mungojnë 200 mijë vota, ku ishin më konkurrues. Ata i dhanë Shqipërisë një kufomë ambulante, me kapelën e Donald Trump, si përrallën e fëmijë, ‘fluturon gomari", tha Rama.

Lini një Përgjigje