TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2024, 14:13

Masakra në Shkodër, Berisha: Pse po mbrohen autorët, të gjithë e dinë kush janë!

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në Shkodër, Berisha: Pse po mbrohen autorët, të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm lidhur me vrasjen e 3-fishtë në Dobraç të Shkodrës.

Berisha u shpreh se policia nuk shkoi për të arrestuar atentatorët, por për të fshehur ngjarjen.

“Ai është ushtar i bandave se kush është atentatori me emër e mbiemër Shkodra e di mirë, e ka parë. E di mirë policia kush i nxori në pritë. E di mirë. Por policia aty është jo e tëra, s’mund të them. Por nga Mondi i Safetit te tjerë e tjerë më radhë, janë në një mënyrë apo tjetër anëtarë të bande.

Pyete ministrin; pse nuk arrestuat atentatorit të shtatorit në zemër të qytetit. Jo se arrestuan, por as nuk i kontrolluan banesën e tij. Ndonëse e kishin të filmuar dhe e dinin kush është.

Policia shkoi jo për të arrestuar, por për të mbuluar krimin e shëmtuar ku mori pjesë dhe policia e Shkodrës. Duan të garantojnë votat e Edi Ramës përmes Bajrave”, tha Berisha.

Kujtojmë se ministri Hoxha deklaroi se të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Ai deklaroi se shumë shpejt do të ketë rezultat konkret në lidhje me ngjarjen.

“Dje të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve, Janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.

Autorët që udhëtonin me një mjet tip Land Rover qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit tip Benz ku ndodheshin viktimat që ktheheshin nga Mali i Zi.

Hamza Lici vdiq në vendngjarje, ndërsa Arlind Bushati humbi jetën disa orë më vonë në spital.

Viktimë mbeti edhe shtetasja Flutura Basha, e cila po udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha në skenën e krimit. Motori ku ndodhej çifti i bashkëshorteve u përplas nga makina e viktimave, pasi u qëlluan me breshëri plumbash nga atentatorët.

Flutura Basha humbi jetën në vendin e krimit, ndërsa i shoqi Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Lini një Përgjigje