TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2023, 16:17

Luftë gladiatorësh në PS: Belinda Balluku shkarkon Ardian Çelën

Shkruar nga Pamfleti

Luftë gladiatorësh në PS: Belinda Balluku shkarkon Ardian

Më 10 janar 2023, pyetjes nëse ishin të vërteta, fjalët e dala nga PS për largimin e mundëshëm të drejtorit të OSHEE, Ardian Çela, ministresha Belinda Balluku, iu përgjigj: - Kush nuk zbaton standardet tona do largohet, por gjersa pyetët për emër konkret, duhet ta dini se asnjë nuk është i pa zëvendësueshëm... dhe e zëvendësoi

Megjithëse dihet, që fati i karrierës në PS dhe posteve të çdokujt në qeveri është vetëm në dorën e Edi Ramës, kohët e fundit fuqinë për të ngritur apo groposur e ka marrë edhe Belinda Balluku, madje në nivele të larta brenda klanit të Bablokut.

Provën e parë të fortë, Belinda Balluku e ka dhënë, me shkarkimin nga detyra të drejtorit të OSHEE, Ardian Çela, i cili në këto 8 vite drejtor ka qenë i paprekshëm, i pa kontrollueshëm dhe i pa rivalizueshëm, nga asnjë emër brenda klaneve të tjera të fuqishme në PS e qeveri.

Por shkarkimi i Ardian Çelës, dëshmon se kacafytja e heshtur dhe lufta e gladiatorëve brenda PS, për të vendosur kontroll klanor e monopol aferash edhe në sektorin e energjisë, po dirigjohet nga Belinda Balluku, tashmë e dyta në pushtet, por e para për prapaskena,

Ajo e ka zëvendësuar Ardian Çelën me Bledar Dalipin, një “ushtar” në hije i Belinda Ballukut  në kupolën e OSHEE, i cili, ka qenë drejtori “de facto” e fuqiplotë në këtë kompani, qysh prej muajit korrik 2022 kur Balluku i emërua zv/kryeministre.

Burime nga qeveria “Rama” dhe nga kryesia e PS, kanë bërë të ditur se kreu i OSHEE, Ardrian Çela, u rrëzua pas shumë makinacionesh, prapaskenash, kurthesh e kërcënimesh që bëri ndaj tij zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh "Sekretare e Parë" e Qarkut Dibër.

Është vërtetë një luftë e egër brenda llojit që po ndodh në PS e qeveri, për faktin se Belinda Ballku prej 4 vitesh ministre fuqi-plotë e 60% të ekonomisë e tenderëve dhe prej 1 viti zv/kryeministre, ka marrë fuqi si “Sulltaneshë” e pushtetit, ndërsa Ardian Çela i OSHEE, prej 8 vitesh është “delfin i pishinës” së Bablokut.

Shkarkimi i Ardian Çelës, tregon fuqinë që po vazhdon të marrë Belinda Balluku në pushtet, aq sa Babloku, nëse nuk po e urdhëron vetë në prapaskenë për të bërë goditje të miqve e sekserëve të tij, po e lejon në heshtje të veprojë.

Kujtojmë, që më 10 janar 2023, pyetjes së gazetarëve nëse ishin të vërteta, fjalët e dala nga PS për shkarkimin e drejtorit të OSHEE, Ardian Çela, ministresha Belinda Balluku, iu përgjigj: - Kush nuk zbaton standardet tona do largohet, por gjersa pyetët për emër konkret, duhet ta dini se asnjë nuk është i pa zëvendësueshëm.

Këtë paralajmërim Belinda e bëri realitet, duke e shkarkuar dhe zëvendësuar Ardian Çelën jo se ky i bënte hije në pushtet, por sepse të gjithë pushtet dhe entet shtetërore ku qarkullojnë miliardat, duhet t’i kontrollojë vetëm ajo./Pamfleti

balluku ardian cela lufta ps

Lini një Përgjigje