TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2023, 10:09

Babloku shpërblen me 700-1 milionë lekë në muaj dhe përjetësisht 55 “baballarët” e Akademisë

Shkruar nga Pamfleti
Babloku shpërblen me 700-1 milionë lekë në muaj dhe
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Babloku

Në këtë kohë krize, llokmat e pagave nuk janë shtuar vetëm për Presidentin, Kryeministrin, Kryetaren e Kuvendit, deputetët e ministrat, por edhe për “ballin e shkencëtarëve” që bëjnë politikë në favor të pushtetit...

Tri ditë pas zgjedhjeve lokale, me Vendim nr. 302, datë 17.5.2023, kryeministri Edi Rama ka miratuar dhënien e një shpërblimi mujor shtesë mbi pagat mujore, për anëtarët e përhershëm të Asamblesë së Akademisë së Shkencave, përjetësisht.
Sipas vendimit, shpërblim të përhershëm mujor në vlerë 700 mijë lekë të vjetra, do përfitojnë anëtarët e Asamblesë me titull “Akademik i Asociuar e Emeritus”, ndërsa ata me titull “Akademik”, do përfitojnë shpërblim 1 milionë lekë të vjetra në muaj, të paguara nga shteti.
Dhënia e këtyre shtesave në formë shpërblimi për 55 asambleistët e Akademisë së Shkencave, ka filluar nga data 1 qershor 2023, dhe do t’u ndërpritet vetëm kur ata të ikin nga kjo botë.
Për 7 muajt qershor- dhjetor 2023, qeveria ka akorduar 159 milionë lekë nga fondi rezervë, ndërsa për vitin 2024 e në vazhdim, vlera 275 milionë lekë për shpërblimet e tyre, do shtohet në buxhetet vjetore të Akademisë së Shkencave.
Për pagat e Akademisë, qeveria akordon 1.1 milionë Euro në vit, ndërsa në total 1.7 milionë Euro; shpenzimet e të cilave, sipas një rregulloreje të hartuar nga Skënder Gjinushi e miratuar nga kryeministri Edi Rama, nuk ka të drejtë t’i kontrollojë asnjë institucion auditues shtetëror.
Saktësojmë, se përveç pagave fikse, dhe shpërblimeve nga 700 mijë deri 1 milionë lekë në muaj, asambleistët e Akademisë së Shkencave marrin dhe honorare, dieta, karburante, botojnë librat e tyre me fondet e Akademisë, marrin projekte por ndajnë dhe të ardhurat që sigurohen nga dhënia me qira e mjediseve të Akademisë.
Në listën e përfituesve 1 milionë lekë në muaj, janë kryetari Skënder Gjinushi, Anastas Angjeli, Mimoza Hafizi, Rexhep Mejdani, Genc Sulçebe, Apollon Baçe, Artan Fuga, Arjan Durrësi, Albert Doja, Pëllumb Xhufi etj.
Ku vendim i Bablokut, zbulon se në këtë kohë krize, llokmat e pagave nuk janë shtuar vetëm për Presidentin, Kryeministrin, Kryetaren e Kuvendit, deputetët e ministrat, por edhe për 55 “baballarët” e Akademisë së Shkencave./Pamfleti

Babloku shpërblen me 700-1 milionë lekë në muaj dhe

akademia e shkencave shpërblimi edi rama

Lini një Përgjigje