TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2023, 17:11

Rama tenton të “ulë gjakrat” me Kurtin, Shqipëria e Kosova mbledhje të përbashkët qeverie më 14 qershor

Shkruar nga Pamfleti

Rama tenton të “ulë gjakrat” me Kurtin, Shqipëria e

Pas tensioneve dhe përplasjeve në distancë për krizën në veri të Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti javën që vjen do të jenë përballë njëri-tjetrit. Rama madje ka dalë me një propozim për Asociacionin, propozim i cili është refuzuar nga zyrtarë të qeverisë. Vetë Kurti nuk ka pranuar të flasë. Por duket se kryeministri i Kosovës do e japë qëndrimin e tij më 14 qershor.

Të mërkurën e javës që vjen do të mbahet një mbledhje e përbashkët qeverie mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjakova është përzgjedhur si qyteti mikpritës në një prej datave që shënjojnë historinë e kësaj treve, e ku çdo 14 Qershor nderohen dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

Takimet zyrtare nisin në orën 11:00 me mbërritjen e delegacionit të qeverisë shqiptare dhe më pas Kryeministrit Rama.

Pas himneve të dy shteteve në orën 11:30 do të nisë edhe hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive, me logon “Të përbashkuar në Gjakovë”, ku pritet të nënshkruhet edhe disa marrëveshje ndërqeveritare.

Ajo që pritet me interes është dalja në konferencën e përbashkët për shtyp mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, ku padyshim vëmendja e mediave do jetë çështja e Asociacionit dhe dokumenti konficencial që kryeministri Rama ka propozuar.

Axhenda e mbledhjes së dy qeverive

11:00 – Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

11:15 -Mbërritja e kryeministrit Edi Rama 

11:30 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë –Shqipëri

12:45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

13:15 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Kurti e Rama

14:00 – Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës

16:00 – Takimi me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare (Gjakova, Peja, Deçani, Prizreni, Dragash, Tropojë, Kukës dhe Has)

rama kurti veriu qevria

Lini një Përgjigje