TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2023, 16:28

Spahiu paralajmëron Berishën: Yuri Kim do të të duket lule para ambasadorit të ri të SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Spahiu paralajmëron Berishën: Yuri Kim do të të duket lule

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se brenda 3 viteve të ambasadorit të ri të SHBA, misioni diplomatik do të jetë 10 herë më i ashpër se ai i Yuri Kim.

Sipas Spahiut, ata liderë opozite që sot akuzojnë Kim si të korruptuar dhe të njëanshme (duke iu referuar kështu Berishës) pas 6 muajsh do të luten që Kim të kthehet.

 “Ambasadori i ri i SHBA do ketë dy misione afatgjatë; e para inkurajimin e lëvizjeve të reja politike në Shqipëri dhe e dyta atë që ka lënë përgjysmë Yuri Kim: çuarjen përpara drejtësisë të të gjithë peshqve të mëdhenj. Brenda 3 viteve të ambasadorit të ri amerikan, misioni diplomatik i Uashingtonit do jetë 10 herë më i ashpër se Yuri Kim. Ata që sot akuzojnë Kim si të korruptuar, si të njëanshme, si paragjykuese, si imorale, pas 6 muajsh ambasadori i ri do iu duket prokuror dhe Yuri Kim do iu duket lule dhe avokate. Liderët e opozitës që akuzojnë sot Yuri Kim do të luten që të kthehet”, u shpreh Spahiu për “Euronews”.

kreshnik spahiu yuri kim berisha

Lini një Përgjigje