
Kush ka frikë nga drejtësia? Ai që ka firmosur në shkelje të ligjit dhe ai që ka bërë kontrata morale të paligjshme. Dhe ka kontrata morale dhe bën biznes me trafikantë të drogës...
Monika Kryemadhi i ka bërë gjëmën Ilir Metës. Sherri që ka plasur mes tyre duket se ka tejkaluar çdo cak dhe tani po i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit. Ilir Meta është folur për lidhje me krimin dhe me trafikantë, por për herë të parë sot Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë.
Teksa ishte duke folur në "Opinion" për Metën, ajo u shpreh se drejtësisë i tremben vetëm ata që kanë firmosur afera dhe që kanë bërë biznese e marrëveshje me trafikantët. Pra a po thotë Monika se Meta ka lidhje me trafikantët e drogës në vend? Më pas ajo u mundua ta mbulojë, por duket se gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Është folur shpesh se Meta është kapobandë dhe Monika duket se e konfirmoi.
Sipas Kryemadhi, debati në Partinë e Lirisë, siç përmend Meta për “çimkaxinj”, ka nisur pas sulmit hakerues disa javë më parë të kompjuterave në selinë e partisë. Denoncimin që bëri vetë Meta në organet ligjzbatuese për këtë çështje, Monika Kryemadhi e konsideron si paçavure.
Intervista
-Cili është thelbi i konfliktit tuaj politik?
Është gënjyer Ilir Meta. Sepse kur mbledh rreth vetes njerëz të cilët mendojnë që janë rrogëtarë, sepse një parti politike nuk mbahet me rrogëtarë dhe servilë sedentarë. Kur njerëzit të cilët e kanë mendjen bosh dhe nuk e mbushin dot kohën me aksion opozitar atëherë do të krijojnë armikun imagjinar. Ai material nuk është shkruar nga një profesionit, është shkruar nga një jurist i cili nuk njeh…
- Ka shkuar një ditë dhe ka parë që s’ka servera të kamerave? Ka shkuar një ditë dhe ka gjetur ndonjë përgjues në zyrë?
Jo jo. Serverat e godinës së Partisë së Lirisë janë servera që çdo 1 javë fshihen dhe riformatohen. E dyta, ka luhatje tensioni. Në luhatjet e tensionit mund të ketë një moment kontakti 1 sekond i cili është fikur dhe është ndezur përsëri.
-Pra ky është problem elektrik apo politik?
Ky është me thënë të drejtën problem njohurish. Kjo zgjidhet me IT.
-Po çfarë kanë gjetur?
Asgjë nuk kanë gjetur. Është një fantazi e krijuar nga një grup njerëzish të cilët nga rrogëtarë në Presidencë vijnë dhe bëhen rrogëtarë në Partinë e Lirisë.
-E kanë bindur Metën që përgjohet?
Jo, i kanë thënë jemi përgjuar ne, nuk kanë thënë që është përgjuar Ilir Meta. Personat i kanë thënë Ilir Metës jemi përgjuar ne. Por nuk është ky problemi i shqiptarëve. Do vijë Prokuroria, do ta shikojë, do i nxjerri si budallenj ata që i kanë bërë.
-Ka qenë e tensionuar mbledhja e Kryesisë?
Jo nuk ka qenë e tensionuar. Debati që Monika Kryemadhi di të bëjë gjithmonë, nuk bën debat duke thënë po shefi, Monika bën debat duke treguar që debati ka filluar me atë paçavuren e famshme të denoncimit që është firmosur nga z.Meta përsa i përket serverave. Debati është edhe për shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë sa i përket meritokracisë, angazhimit, funksionimit të strukturave, marrjes së përgjegjësisë. Unë nuk mendoj që një parti politike është thjesht like dhe share në Facebook. Struktura e një partie politike është kontakti fizik i drejtpërdrejt me njerëzit. Ajo paçavure e firmosur nga Ilir Meta është një…
-Cili është vlerësimi juaj për Metën?
Zotin Meta unë e kam adhuruar dhe e adhuroj për politikën e tij. Dua t’u theksoj dy gjëra. Ai është një nga njerëzit më të drejtë që kam njohur në jetën time. Është shumë i sinqertë dhe nuk gënjen asnjëherë. Por ai ka një problem shumë të madh. Meta beson çdo gjë që i thotë çdo njeri.
-Ju po thoni se jo ju jeni peng nga SPAK, por Meta peng nga Veliaj?
Historia e serverave ndodhi kur u arrestuan drejtorët e Veliajt. Ndërkohë që ngjarja kishte ndodhur që më 6 mars. Pse çuditërisht ngrihet një furtunë? Kush ka frikë nga drejtësia? Ai që ka firmosur në shkelje të ligjit dhe ai që ka bërë kontrata morale të paligjshme. Dhe ka kontrata morale dhe bën biznes me trafikantë të drogës dhe është i rregullt ai pavarësisht se është trafikant droge.
-Ka koktrata morale?
Ke Ramën i pari, Veliaj i dyti se çfarë janë këta po ajo 15 hektarë te inceneratori, korrupsion janë.
-Për çfarë akuzohet Meta?
Meta me lobimet në LSI ka zero përgjegjësi.
Lini një Përgjigje