TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2024, 21:26

Meta u përgjigjet deklaratave të Kryemadhit: Po paguan kostot e Bashës, jo të burrit

Shkruar nga Pamfleti

Meta u përgjigjet deklaratave të Kryemadhit: Po paguan kostot e

Ilir Metës nuk i del inati me Monika Kryemadhin. Pas deklaratave të saj në Kuvend ku iu drejtua Olta Xhaçkës, duke i thënë se "gratë paguajnë kostot e burrave", Meta tha se Kryemadhi po paguan vetëm kostot e Lulzim Bashës, pasi atij i besoi.

Ai shton se Kryemadhi nuk po paguaj kostot e bashkëshortit, por sipas tij i vetmi burrë që i shkaktoi kosto ishte Basha. Meta thekson se Basha po mundohet të marrë vulën e PL-së t’ia japë Edi Ramës.

“Monika po paguan kostot e Lulit se i besoi Lulit. Nuk po paguan kosto që i shkaktoi burri. I vetmi burrë që i shkaktoi kosto ishte Lul Basha. Basha po mundohet të marrë vulën e PL-së t’ia japë Edi Ramës. Kjo tha po më tradhtoi Luli, do e vras. Luli është shëndoshë si molla, mban peng vulën e PD-së. Luli nuk e meriton të quhet burrë, por është kryemashtrues”, tha Meta për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje