TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2023, 11:11

Kush “i pajtoi” Ramën dhe Kurtin?!

Shkruar nga Pamfleti
Kush “i pajtoi” Ramën dhe Kurtin?!
Albin Kurti, Dritan Abazoviç dhe Edi Rama

Analisti Gazmir Raci teksa ka komentuar takimin në Slloveni mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, tha se dy kryeministrat nuk ishin në hasmëri. Raci shtoi se ky takim ishte i pashmangshëm, edhe pse u tha që ishte kryeministri i Malit të Zi ai që “i pajtoi”.

Takimi ishte i pashmangshëm, se është një samit rajonal i thirrur nga Sllovenia, që ka një rëndësi strategjike për Slloveninë dhe për BE-në. Dy kryeministrët nuk janë në hasmëri. Mbrëmë  u tha se Abazoviçi i pajtoi dy kryeministrët. Ata nuk janë në hasmëri, por janë disa çështje politike të cilat mbase nuk janë sqaruar mes tyre, e do duhej që njëherë e përgjithmonë të dy liderët të uleshin e të bisedonin mes  tyre në mënyrë që të mos ketë efekte në raportet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse ndryshe asnjëra nuk mund të ecë drejt anëtarësimit në BE”,-tha Gazmir Raci.

Pas shtrëngimit të duarve, ata janë ulur pranë në darkën e punës së kryeministrit të Sllovenisë dhe shihen teksa bisedojnë edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ky ishte ballafaqimi i parë mes dy kryeministrave që prej fillimit të tensioneve në veri në fund të muajit maj.

#dritan abazoviç albin kurti rama

Lini një Përgjigje