TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Dhjetor 2023, 13:00

Kush e drejton Rithemelimin tani që Berisha është në arrest shtëpie?

Shkruar nga Pamfleti
Kush e drejton Rithemelimin tani që Berisha është në arrest
Sali Berisha

Nënkryetari i “Rithemelimit”,  Luçiano Boçi është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha do të vijojë të drejtojë  partinë edhe pse është në “arrest shtëpie”.

Boçiç tha se drejtuesit e tjerë të PD duhet të angazhohen tani dhe të marrin përgjegjësitë e tyre organizative, për të maksimalizuar mbështetësit.

“Berisha e ka thënë, ai është kryetari i PD, do ta drejtojë PD. Ai e ka thënë, edhe në skutën më të thellë, edhe në hënë po të më çojnë, do e drejtoj PD.

Detyra e drejtuesve të tjerë të PD është që të marrin përgjegjësitë e tyre organizative, të thërrasin njerëzit që të jenë të angazhuar, në mënyrë që të arrijhmë atë rezultat që është i dobishëm për shoqërinë dhe për vendin.

Kjo nuk lidhet me egoizëm, por me një vizion politik. Ata që na identifikojnë me këto vlera, janë parimet e lirisë dhe demokracisë. Nëse bien vlerat demokratike, ato pasojat në ekonomi do i japin, megjithëse pak më vonë”, tha Boçi në Euronews Albania.

Vetë Berisha e ka cilësuar si arrest politik masën e vendosur ndaj tij nga Gjykata e Posaçme ditën e djeshme. Ish-kryeministri flet për hakmarrje të rivalit Edi Rama, shkaktuar nga tmerri që thotë se opozita i ka ngjallur shefit të qeverisë.

“Kjo masë arresti politik, dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës, nuk shpreh vetëm urrejtjen e tij të trashëguar ndaj kundërshtarit, por mbi të gjitha shpreh frikën, tmerrin që ne të dashur miq i kemi kallur atij deri në palcë dhe botës së tij të krimit me betejën tonë pa kthim. Ai që mendon se asgjësoi pluralizmin dhe opozitën do ketë fatin që populli opozitar i rezervon armiqve të lirisë, diktatorëve.”, u shpreh Berisha.

sali berisha arrest në shtëpi

Lini një Përgjigje