TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2024, 21:56

Kulluri akuza Berishës: Sa më shumë zihet me Ramën, aq më të madh e kanë pazarin

Shkruar nga Pamfleti

Kulluri akuza Berishës: Sa më shumë zihet me Ramën, aq

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri thotë se Reformën Zgjedhore po e bllokon Sali Berisha e kjo pasi do të mbajë Ramën në pushtet.

Kulluri thotë se vetë Berisha ia ka dhënë pushtetin Ramës në sajë të marrëveshjes së vitit 2008.

Madje ai akuzat i çon më tej duke lënë të kuptohet se në çështjen “McGonigal” ka qenë i përfshirë edhe Berisha.

“Ai që i dha pushtet Edi Ramës ishte Sali Berisha me marrëveshjen e 2008-ës, që edhe sot duke tentuar të bllokojë e kontrollojë Komisionin e Reformës Zgjedhore kërkon ta mbajë në pushtet.

Për dy vjet Sali Berisha bëri të njëjtat akuza ndaj Lulzim Bashës si Edi Rama, vetëm sepse u pezullua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Pikërisht duke përdorur historitë e sajuara me ndihmën e McGonigal e që tashmë janë tretur nga organet hetimore amerikane.

Pse Sali Berisha nuk u tregon shqiptarëve kush ishin njerëzit e tij të afërt që dhanë dëshmi të rreme kundër Lulzim Bashës tek McGonigal? A është ndonjëherë i vërtetë ky njeri?”, ka thënë Kulluri.

Demokrati më tej ka thënë se Berisha ka nxjerrë jashtë funksioni edhe parlamentin, vetëm për interesat e tij.

“Sa më shumë sulmon Sali Berisha, Edi Ramën dhe anasjelltas, aq më i madh është pazari mes tyre. Dëshmia e këtyre sulmeve është dhe kulla 64 kate në mes të Tiranës ku nuk merret vesh se ku mbarojnë aksionerët e Foltores e ku fillojnë ata të Rilindjes”, ka akuzuar Kulluri.

 

edvin kulluri reforma zgjedhore

Lini një Përgjigje