TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 13:44

"Kukull që urdhërohet nga Rama", PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar Kuvendi

Shkruar nga Pamfleti
"Kukull që urdhërohet nga Rama", PD kërkon shkarkimin e
Niko Peleshi

Partia Demokratike do të nisë procedurat për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Kështu ka deklaruar për mediat, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi.

Gazment Bardhi foli pas mbledhjes së grupit të PD, duke thënë se Edi Rama dhunoi të drejtat e opozitës.

“Në sallën e kuvendit duhet të sillet brenda rregullave, të prezantojë përbërjen e anëtarëve të këshillit dhe më pas secili prej nesh ishim përgatitur për të zhvilluar debat konstruktiv parlamentar. Rama nuk do ti diktojë sjelljen opozitës, s’do ia mbyllë gojën, dhe do duhet të respektonte kushtetutën dhe solemnitetin e një seancë që është e vetmja që rendin e ditës e ka të caktuar nga kushtetuta, Gjatë fjalës së Ramës, kryetari i Kuvendit, një kukull e komanduar nga Zoto dhe Rama i dha dy herë fjalën për të bërë propozime kreut të grupit të PS dhe ndërkohë që sipas rregullores për çdo propozim ka të drejtën e fjalës, një folës pro dhe një folës kundër. Në emër të grupit kemi kërkuar dy herë fjalën për të shprehur qëndrimin tonë për deputetë e mazhorancës. Ta nisësh seancën e dytë përsëri me shkelje të Kushtetutës, rregullores dhunoi të të drejtave të opozitës, këtë mund ta bëjë vetëm kukulla e Klodian Zotos”, tha Bardhi.

pd kërkon shkarkimin e niko peleshit si kryetar

Lini një Përgjigje