
Botuesi Nikoll Lesi sqaroi foton me Alimehmetin, e cila ka qarkulluar ditët e fundit.
Sipas tij, fotoja e tij me Alimehmetin nuk ishte e këtyre ditëve, por ishte një foto kur ai ishte kandidat në Tiranë.
“Më shkon mendja kush e ka nxjerrë. Kam muhabet siç kam me të gjithë, më kërkoi në takim dhe fola me të siç di të flas unë dhe i thashë kujdes, kujdes nga të tut se do ta fusin, pra ky ka qenë thelbi, këshilla. Ndërkohë aty kam parë një SMS të një drejtuesi jo i pa rëndësishëm i PD-së ku i thotë: “Jo doktorin e vogël”, se kështu quhet ky doktor i vogël, dhe këtu u mundova t’i them: kujdes i nderuar doktor nga të tut se përballë ti e fiton, dhe ai mori 18 mijë vota, nuk mori pak.
Kjo foto nuk është e këtyre ditëve, se unë do e kisha veshur një xhaketë sepse jam pak si hollë”, u shpreh ai në “Euronews Albania.
Lini një Përgjigje