TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2023, 19:05

Kryesia përjashtoi Bardhin nga PD-ja, Kulluri shpjegon tre arsyet që sollën këtë vendim

Shkruar nga Pamfleti

Kryesia përjashtoi Bardhin nga PD-ja, Kulluri shpjegon tre arsyet që

Kryesia e Partisë Demokratike e mbledhur mbrëmjen e së hënës nën drejtimin e kryetarit Lulzim Basha ka përjashtuar nga partia Gazment Bardhin, ish sekretar i përgjithshëm.

Në një intervistë për emisionin “Studio Live” në ‘Report Tv’, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka shpjeguar arsyet se përse Kryesia mori një vendim të tillë.

Ai tha se Bardhi ka mbajtur qëndrime që cenojnë nga ana procedurale veprimtarinë e PD dhe ka renditur tre arsyet se përse ai është përjashtuar nga partia.

Situata është po e njëjta që nga vendimi paraardhës për largimin nga strukturat e partisë ose nga anëtarësia e tetë deputetëve që kanë mbajtur qëndrimi duke u atashuar pranë një subjekti tjetër joligjor sepse rithemelimi nuk ka status ligjor sipas kërkesave të ligjit për partitë politike të cilat regjistrohen në gjykatën e Tiranës.  Zoti Bardhi ashtu si disa deputetë të tjerë në vijimësi ka mbajtur qëndrime që cenojnë nga ana procedurale veprimtarinë e PD. Nuk po flasim se janë përjashtuar se mendojnë ndryshe.

Ka bërë tre shkelje që janë të rënda në kundërshtim me statutin. E fundit ishte kërkesa për të çuar Oerd Bylykbashin si përfaqësues të PD si bashkëkryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore. Bylykbashi ndërkohë është nënkryetar ri rithemelimit. Ka mbajtur mbledhje të këshillit kombëtar jashtë kompetencave të tij statutore. Se di askush kush ne bëri mbledhjen online, si u bë… Duhet ti thërriste në një sallë.  Mbledhje e këshillit kombëtar me vetë deklarim me një telefon në dorë hera e parë që dëgjoj. Është shkelje e kompetencave që ka sekretari i përgjithshëm që në atë kohë ka qenë ende.

Së treti vazhdon të ndërmarrë veprime që nuk janë në përputhje me një vendim madhor që ka marrë PD në datën 18 dhjetor ku Bardhi është shkrues i rezolutës i Berishës për tu larguar nga PD i shpallur non grata. Ai është një nga negociatorët, ka qenë mbrojtës konsistent në të drejtën e tij për këtë çështje. Kur ti shkel një akt politik siç është rezoluta. Ka kundërshtuar veten. Bardhi është përjashtuar pas një debate gati dy orë”, tha Kulluri.

kulluri pd bardhi

Lini një Përgjigje