
Partia Demokratike zgjodhi sot forumet e larta drejtuese, Kryesinë dhe drejtuesit e Sekretariateve.
Enkelejd Alibeaj është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PD, post që më parë e mbante Gazment Bardhi por ai dhe një pjesë e deputetëve janë kthyer në kritikë të Bashës. Kjo për shkak të mënyrës së rikthimit të tij në krye të PD dhe qëndrimeve që po mban.
Ndërkohë, katër nënkryetarët e PD janë: Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri dhe Roland Bejko, ndërsa Kryetar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur Xhemal Bushati.
Po ashtu u zgjodhën dhe 15 anëtarë të Kryesisë, teksa janë publikuar dhe emrat e më të votuarve.
Më të votuarit për kryesinë e re të PD
Fitim Zekthi- 175
Agron Kapllanaj- 171
Andia Ulliri- 168
Gazmend Koduzi -155
Anton Koka- 155
Lini një Përgjigje