Basha ka larguar nga kupola drejtuese të gjithë ata që i kanë dalë kundër dhe ka emëruar aty besnikët e tij...
Lulzim Basha ka spastruar sot partinë nga kritikët. Ai mblodhi sot Këshillin Kombëtar dhe përmes tij, ka përzënë nga postet drejtuese këdo që i doli kundër. I pari që e pësoi ishte Gazment Bardhi, ndërsa po ashtu janë zgjedhur 4 nënkryetarët e rinj dhe u ndryshuan krerët e sekretariateve.
Nga Sekretari i Përgjithshëm, te nënkryetarët dhe drejtuesit e sekretariateve janë automatikisht anëtarë të Kryesisë. Pra po ashtu, sot në Këshill u zgjodhën 15 anëtarë të rinj, duke larguar një numër shumë të madh nga Kryesia e vjetër.
Në gusht të vitit 2021, PD mblodhi Këshillin Kombëtar dhe aty u përcaktuan anëtarët e rinj të kryesisë. Por vetëm disa janë konfirmuar, pasi Basha i largoi të gjithë, duke qenë se shumica i kanë dalë kundër.
Emrat e zgjedhur në vitin 2021 ishin: Gert Bogdani; Tomorr Alizoti; Agron Gjekmarkaj; Ervin Salianji; Flamur Noka; Oerd Bylykbashi; Kreshnik Çollaku; Aldo Bumçi; Fitim Zekthi; Gent Strazimiri; Oriola Pampuri; Dhurata Çupi; Juela Hamati; Taulanda Jupi; Lindita Metaliaj.
Por më pas kjo listë u ndryshua rrugës. Basha përzuri nga grupi disa deputetë dhe aty u futën emra të tjerë, kryesisht besnikë të tij, por që emërimi i tyre ka hapur debat. Disa prej tyre janë: Flutura Açka; Jemin Gjana; Mirela Karabina; Taulant Zeneli; Endri Hasa; Indrit Sefa; Kreshnik Çollaku; Roland Bejko; Gentian Gaba; Agron Kapllanaj; Fitim Zekthi; Gazmend Koduzi; Merita Bakiu; Xhemal Gjunkshi; Taulanda Jupi; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu.
Por sot Basha ka vendosur ta ristrukturojë totalisht Kryesinë dhe ka lënë aty vetëm besnikët e tij. Ai ka larguar Dhurata Çupin, Agron Gjekmarkajn, Salianjin, si dhe mbështetësit e Berishës si Gerti Bogdani, Aldo Bumçi apo Oerd Bylykbashi.
Emrat e rinj të Kryesisë janë: Agron Kapllanaj; Andia Ulliri; Anton Koka; Azgan Haklaj; Enriketa Papa; Eralda Tase; Fitim Zekthi; Gazmend Koduzi; Marinela Ziu; Mateo Spaho; Merita Bakiu; Myzafer Elezi; Oriela Nebiaj; Pëllumb Seferi dhe Selaudin Jakupllari.
Këto ndryshime nuk pranohen nga grupi i Bardhit dhe disa të tjerë. Megjithatë mbetet të shihet se si do të jetë situata tani në PD, do e ndihmojë bashkimin apo do kemi një thellim të përçarjes. /Pamfleti
Lini një Përgjigje