Kryeministri Edi Rama është shtruar mbrëmë në mesnatë me urgjencë në spital pas një krize akute apandesiti. Zyra e shtypit njofton se pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Rama u diagnostikua me apendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendesitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurge dhe anesteziste, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjise në QSUT.
Gjendja shëndetesore e kryeministrit paraqitet e mirë.
Lini një Përgjigje