
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të vizitojë sot Shqipërinë. Kjo u bë me dije nga vetë shefi i shtypi të kryeministrit, Bertalan Havasi i cili ditën e enjte tha se Orban së bashku me delegacionin hungarez do të vizitojnë Tiranën për një vizitë zyrtare.
Orban do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy, të cilët pritet të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.
Ndërkohë, pas Ramës, Orban do të zhvillojë një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.
Para pak orësh, ka qenë vetë Orban i cili ka njoftuar vizitën e tij zyrtare duke postuar një foto në Facebook-un e tij, ku ai shkruan: Mbërritëm në Shqipëri, na presin negociata të rëndësishme!
Axhenda:
Sot në orën 9.30 ceremonia e pritjes së kryeministrit hungarez Viktor Orbán.
Në orën 10.30, nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe.
Në orën 10.40 – konferenca për shtyp e dy Kryeministrave.
Lini një Përgjigje