TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2025, 19:24

“Koha të rrëzojmë Edi Ramën", rikthehet LaCivita: SHBA-të kanë besim tek Berisha

Shkruar nga Pamfleti

“Koha të rrëzojmë Edi Ramën", rikthehet LaCivita:

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, gjatë fjalës së tij në takimin përmbyllës të fushatës në Shkodër, u ka kërkuar qytetarëve që të dielën të dalin dhe të votojnë.

Ai u shpreh se më 11 maj duhet “të rrëzoni një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën”. Ai u shpreh se SHBA-të kanë besim tek Berisha ndërsa theksoi se kreu i PD shkroi historinë duke ndërtuar marrëdhënie historike me Shtetet e Bashkuara.

“Jam i nderuar të jem këtu, në vendin ku lufta për lirinë e Shqipërisë nisi. Ishit të parët që rrëzuat monumentin e një prej vrasësve më të mëdhenj të historisë, Stalinit. Tani është koha të rrëzoni një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën.

Të rrëzoni korrupsionin, të rrëzoni dështimin ekonomik dhe të rrëzoni varfërinë. Si amerikan ne besojmë te liria dhe te dinjiteti i çdo njeriu. Besojmë se çdo njeri ka disa të drejta që ia ka dhënë zoti, të jetojë, punojë dhe të rrisë familjen dhe të nderojë zotin që zgjedh ai.

Doktor Berisha shkroi historinë duke ndërtuar marrëdhënie historike me SHBA. Ne besojmë Dr. Berishën, por këto të drejta mund të zhduken nëse të gjithë ju bëni gjithçka që mundeni dhe votoni këtë të diel.

Miqtë dhe familjet tuaja, së bashku me ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të luftoni për familjet tuaja, për të ardhmen dhe liritë tuaja. Zoti ju bekoftë juve dhe Zoti bekoftë Shqipërinë. Fitore!”, tha Lacivita.

Lini një Përgjigje