TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2025, 19:03

"Dilni dhe votoni", Rama nga Vlora: Nuk duhet të mbetemi tek 8 mandate

Shkruar nga Pamfleti

"Dilni dhe votoni", Rama nga Vlora: Nuk duhet të mbetemi tek 8

Kryeministri Rama ishte pasditen e sotme në Vlorë, për mbylljen e fushatës elektorale në këtë qark para zgjedhjeve të 11 majit.

Ai ftoi socialistët vlonjatë që të dalin e të votojnë të dielën, teksa theksoi rëndësinë që ka marrja e 9 mandateve në këtë qark. Rama u zotua se 4 vitet e ardhshme, investimet në Vlorë do jenë të tilla që sot duken të pamundura.

“Një shoku im nga Tirana kishte parë memorandumin e Kuçit, më shkruajti si ka mundësi që mandatin e 9 të Vlorës e vure me 50%. I thashë pse? Vlora mos të nxjerri 9 mandate për ty tha, s’ka mundësi. Ti nuk i njeh vlonjatët i thashë. Vlora mund të nxjerrë edhe 10 mandate. Problemi si të nxjerr Vlorën nga shtëpia. Çdo vlonjat e vlonjate në 11 maj duhet të lërë të vërtetën e madhe që i di vetë të tëra dhe duhet të dalë nga shtëpia.

Se mua ma ha mendja se me tërë këto transformime Vlorës, e me tërë këtë nam që i ka dalë, e me tërë atë xhelozi për Vlorën për shkakun tim, nuk është mirë që PS të ngjitet në 80 e kusur mandate dhe Vlora të mbetet te 8. E di që vlonjatët i dinë vetë të tëra. I siguroj të tërë në Vlorë, Selenicë, Himarë, që nëse në këto vite është bërë për Vlorën sa çnuk është në tërë vitet e marra së bashku, në 4 vitet në vijim do bëjmë për Vlorën gjëra që sot duken të pamundura”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje