TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2025, 22:25

"Kodi zgjedhor më i keq", Baçi: S'më vjen mirë që nuk jam votuar drejtpërdrejt nga qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

"Kodi zgjedhor më i keq", Baçi: S'më vjen

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur se kodi zgjedhor aktual është kodi më i keq që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Baçi tha se nuk i vjen mirë që është deputet i një liste të mbyllur që nuk është votuar.

Ai theksoi gjithashtu se kodi zgjedhor i vitit 2021 ka qenë më i mirë, pasi sipas tij, të gjithë kandidatët ishin të ekspozuar te qytetarët.

“Mendimi im personal është se nuk kam qenë dakord dhe e kam kundërshtuar hapur edhe në studio kodin zgjedhor të miratuar. Nuk kam qenë dakord për një kod zgjedhor të tillë për lista të mbyllura dhe lista të hapura.

Për mua është kodi zgjedhor më i keq që ka patur ndonjëherë vendi ynë dhe që duhet ndryshuar, patjetër duhet ndryshuar. Unë nuk ndihem mirë që jam deputet në Parlament i një liste të mbyllur që nuk jam votuar.

E them me sinqeritet këtë, nuk më vjen mirë fare se më thonë ‘ti je një i emëruar’. Ndryshe ishte në 2021, të paktën ishte një listë e hapur, pavarësisht se ishte me një mbrojtje të pjesës së parë, por kemi qenë të gjithë të ekspozuar te qytetarët”, tha mes të tjerash Baçi në emisionin ‘Off the Record’ në A2 CNN.

Lini një Përgjigje