
Drejtuesi politik i PD në Shkodër dhe fitues në zgjedhjet e 11 Majit, Luçiano Boçi ka folur lidhur me kërkesën e ish-kolegëve të tij Flutura Açkës dhe Dash Sulës për largimin e kreut të PD, Sali Berisha.
-Përse ju nuk dilni dot nga rreshti i Berishës?
Partitë politike kanë organizime që janë disiplinë në e tyre dhe rreshti i Berishës është një parti që ka vlerat e veta. Përsa kohë ka vlera, unë do të vijoj të qëndroj me atë deri në fund. Unë di t’i gjykoj vlerat. Unisoni ynë është bashkimi në bazë të atyre të vërtetave dhe vlerave që mbrojmë. Unë dua reagim dhe reflektim për të vërtetën.
-Askush nuk e kërkon largimin e Berishës në PD? Prsh, Dashamir Shehi mori përgjegjësitë dhe dha dorëheqjen.
Dashamir Shehi mori 500 vota. Edhe unë po të përfaqësoja 500 vota do të jepja dorëheqjen, është normale. Nuk jap dorëheqjen kur përfaqësoj 520 mijë vullnete. Nuk është e barabartë. Kam respekt për Dashamir Shehin pasi ka bërë aktin më të duhur.
-Po demokratët që po kërkojnë të riformatohet PD, si Alibeaj, Flutura Açka dhe Dash Sula?
Mos hyj në emra. Të qenurit demokrat, i vendos emrin angazhimi I tyre. Nuk përcaktoj unë kush është dhe jo demokrat. Mua më përcakton mbështetja ime për PD, angazhimi im dhe mbështetja e qytetarëve. Askush s’ka të drejtë të më thotë nëse jam apo jo demokrat. E di vetë Flutura, Dashi, pasi e dinë aktivitetin e tyre politik. Parimi im politik është që unë nuk merrem me emra të veçantë, por merrem me qëndrimet politike. Kanë të drejtën e tyre të kërkojnë largimin e Berishës, por këta njerëz duhet të kenë një objektiv sepse e kanë vuajtur në lëkurë sesi është vjedhur dhe rrëmbyer vota. Dhe kjo gjë duhet zgjidhur. Duhet të gjejmë procesin më të mirë. Ata janë të ndryshëm dhe kanë idetë e tyre.
Lini një Përgjigje