TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 21:01

Kë do të hedhë Rama këtë herë në gojën e SPAK-ut?

Shkruar nga Pamfleti

Kë do të hedhë Rama këtë herë në gojën e

Nuk ka asnjë rrugë tjetër, nuk mund të jetë korrupsion kur është për kundërshtarin dhe pisllëk brenda shtëpisë kur është brenda shtëpisë tonë...

Kryeministri Edi Rama ka shtuar edhe një herë ankthin në radhën e socialistëve. Kishte kohë që Rama nuk fliste për drejtësinë, por sot ai ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që i kanë ngrënë kumbulla pas shpine se ai do të vijojë të mos i mbrojë.

Duke folur në një aktivitet në kuadër të platformës “Shqipëria që Duam”, ai deklaroi se edhe në PS ka “derra” që kanë përdorur pushtetin për interesat e tyre. Me pak fjalë ai i paralajmëroi të vetët se do kemi të tjerë emra që do i shohim para SPAK.

Si çdo pyll kemi pasur dhe kemi derrat tanë. E pashangshme. Sot na vihet një tam tam nga pas që duhet të ndihemi fajtorë pse drejtësia po nxjerr të palara brenda perimetrit të shtëpisë tonë. Po mirë, si mund të ndihemi fajtor për këtë kur e donim dhe krijuam mundësinë që të ndodhë. Të thuash sot që Shqipëria është më e korruptuar se para një dekade, do të thotë të flasësh përçart. Në një vend që ka më shumë se dyfishuar prodhimin e vet të përgjithshëm kombëtar në 10 vjet s’mund të jetë më i korruptuar se para 10 vitesh. Një vend që ka bërë këto transformime dhe kur sot goditet korrupsioni në nivelet më të paimagjinueshme. S’mund të jetë një vend më i korruptuar ku korrupsioni ishte një aferë për njerëz pa mbrojtje, pa miq dhe pa lekë. Të marrësh një vend pas shembjes së komunizmit dhe ta çosh në tryezën e BE ka qenë përpjekje ndër të tjera e lidhur me luftën korrupsionit”, tha Rama.

Duket sikur kryeministri po sinjalizon zhvillime në radhët e PS. Arrestimi i Salianjit ka trazuar ujërat dhe mos vallë do të kemi kurbanin e radhës nga mazhoranca për të balancuar situatën? Rama u kujdes të thotë se drejtësia do godasë si majtas ashtu dhe djathtas.

Ne tre gjëra mund të bënim, ose të vazhdonim vazhdimin dhe s’do të flitej kaq shumë për korrupsionin, të mbanin këmbën e pushtetit mbi pusetën e mbyllur të drejtësisë dhe të dënoheshim njerëz të pambrojtur ose për krime më të vogla se sa të atyre që do të vazhdonin të rrinim mbi pusetë. Ne s’e bënim këtë. Tjetra mundësi do të ishte që ta zgjidhnim ne këtë me shkop magjik, por nuk mund të zgjidhet. Dhe e treta ajo që të tjerët s’e bënë ishte që të tërhiqnim politikën nga drejtësia dhe të thoshin se është e pavarur, do na dhembi, do na djegë por vetëm kështu mund të bëhet. Nuk ka asnjë rrugë tjetër, nuk mund të jetë korrupsion kur është për kundërshtarin dhe pisllëk brenda shtëpisë kur është brenda shtëpisë tonë”, tha Rama.

Padyshim reforma në drejtësi dhe arrestimet do të jenë në qendër të fushatës elektorale të PS në zgjedhjet që po vijnë. Rama krenohet me arrestimin e të vetëve dhe duket se do e shesë si arritje të reformës në drejtësi.  

Duhet të gjithë ata që kanë një kontribut për PS që nga ana që na kanë dhënë njëherë votën në këto 10 vite, të jenë krenar për këtë sepse kjo po ndodh falë kësaj partie dhe kësaj qasjeje. Ky është proces pa kthim dhe është një nga bazat themelore pse do ulemi në 2030 aty ku e kemi thënë gjithmonë. Këtë po e bëjmë ne”, tha në fund kryeministri. /Pamfleti

Lini një Përgjigje