TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2023, 14:46

KAS rrëzon anikimin e PS, Gjergj Mërkuri regjistrohet si kandidat i pavarur në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

KAS rrëzon anikimin e PS, Gjergj Mërkuri regjistrohet si kandidat i

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Partisë Socialiste, duke i hapur rrugë regjistrimit në zgjedhje të Gjergji Mërkurit, si kandidat i pavarur në Sarandë.

Vendimi u mor unanimisht nga të 5 anëtarët, që arsyetuan se kërkesa e PS nuk mbronte asnjë interes publik apo ligjor.

Gjergji Mërkuri bëri një kallëzim penal ndaj kryetarit të degës së PS në Sarandë, Eleron Gjoni, për pengim të garimit në zgjedhje. Mërkuri paraqiti në prokurori prova për kërcënime ndaj firmëtarëve që i dhanë mbështetjen për të garuar. Mërkuri tha se qytetarët që kanë firmosur për kandidimin e tij po merren në zyrat e PS-së në Sarandë dhe po u bëhet presion me vendet e punës në mënyrë që të tërheqin firmat e dhëna.

Gjergj Mërkuri ka mbajtur më herët postin e kryetarit të Partisë Socialiste në Sarandë, por vendosi që të kandidojë në 14 maj si i pavarur përballë Ardit Cikulit dhe Oltion Çaçit.

sarande zgjedhjet e 14 majit kas ps

Lini një Përgjigje