
Presidenti, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet veriu i Kosovës ditëve të fundit.
Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij estonez, Begaj është shprehur se tensionet në veri ishin të panevojshme në kohën kur Shqipëria dhe ndërkombëtarët po prisnim për avancim në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thekson se konflikti në veri të Kosovës nuk i shërben stabilitetit të rajonit në një kohë kur është në procesin e integrimit në BE.
Më tej, presidenti shtoi se tensionet në veri të Kosovës erdhën si pasojë e dhunës së serbëve.
“Askush nuk është i kënaqur me sjellje që nuk i shërbejnë rajonit, në momentin që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është në proces integrimi. Në kohën kur ne prisnim zhvillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë kemi pasur një tensionim të situatës, që u përdor nga qytetarët serbë në veri të Kosovës. Kriminelët që ushtruan dhunë ndaj gazetarëve, ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe ushtarëve të KFOR, sjell pasoja për komunitetin ndërkombëtar, që ka sjellë sforcim i panevojshëm i partnerëve strategjikë. Kjo situatë kërkon një zgjidhje që besoj se do të merret në konsideratë nga drejtuesit”, tha Begaj.
Presidenti ka komentuar gjithashtu edhe nismën e Ballkanit të Hapur ku është shprehur se nëse ky proces është gjithëpërfshirës atëherë është i mrëseardhur në rajon.
“Sa i përket nismave rajonale, çdo nismë është pozitive e domosdoshme dhe e rëndësishme që ndikon në zhvillimin e rajonit. Ballkani i Hapur është një iniciativë e përcaktuar vetëm ekonomike që do të sillte përfitim përmes shkëmbimit të mallrave, nëse një iniciativë e tillë do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do të sjellë përfitime për rajonin është e mirëseardhur”, deklaroi ai.
Lini një Përgjigje