
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka dënuar sulmet nga militantët mbrëmjen e djeshme në selinë blu.
Me anë të në postimi në rrjete sociale, Sula ka shënjestruar ish-kreun e PD, Lulzim Bashën ndërsa thotë se ai nuk është larguar asnjëherë edhe pse ka dhënë dorëheqjen. Deputeti demokrat theksoi se është e turpshme që ata që nuk kanë ikur asnjëherë, (duke iu referuar Bashës) të përdorin gruper të fortësh për të hyrë në seli për të imponuar vendimet e organeve drejtuese të PD.
Më tej, Sula theksoi se demokratët kanë nevojë të udhëhiqen nga njerëz me vlera jo nga ata që ërkojë pushtetin për tu pasuruar.
“Është e paimagjinueshme dhe e patolerueshme për një forcë politike me orientim perëndimor, presioni dhe dhuna verbale që iu ushtrua deputetëve në mbledhjen e kryesisë dhe gazetarëve të palodhur që ndoqën me profesionalizëm zhvillimet. Është rregull i artë që ‘lajmsi nuk preket’.
Është në turpin e atyre që s’kanë ikur asnjëherë që të përdorin grupe të ‘fortësh’ për të hyrë në selinë e PD në mesnatë e të imponojnë vendimet e organeve drejtuese të PD.
Këto akte dëshmojnë edhe një herë se Partia Demokratike ka nevojë të reformohet ku të dominojnë forca argumentit dhe të mos trajtohet si një biznes për interesat e ngushta familjare. Demokratët meritojnë të udhëhiqen nga njerëz që drejtohen nga vlerat dhe virtytet e jo nga grupime të ngjashme me ato paramilitare që kërkojnë pushtet për tu pasuruar”, shkruan Dashnor Sula.
Lini një Përgjigje