TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2023, 13:44

Kaosi në sallën e Parlamentit, Bardhi kallëzim në SPAK ndaj Nikollës: Futi punonjës të Gardës të armatosur në Kuvend!

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në sallën e Parlamentit, Bardhi kallëzim në SPAK ndaj
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se do të kallëzojë në SPAK kryeparlamentaren Nikolla, se ka lejuar që punonjës të gardës të futen në sallën e Kuvendit të armatosur.

Indinjatë të thellë për sjelljen e sotme të kryetares së kuvendit, e cila në sjellje flagrante, ka lejuar futjen në gardë të punonjësve të gardës që kanë të armatosur. Sot me urgjencë do të depozitojmë kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetares së kuvendit që mendon se do të trembë opozitën me Gardën apo punonjës policie të armatosur.”, tha Bardhi.

Në fjalën e tij për gazetarët, Bardhi njoftoi se ky ishte vendimi i grupit parlamentar pas refuzimit për ngritjen e Komisioneve Hetimore si dhe për refuzimin për ndryshimin e përfaqësuesit të opozitës në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, është “e papranueshme që një kërkesë legjitime të deputetëve të opozitës t’i kundërvihesh duke përdorur autoritetin si kryetare kuvendin dhe duke i dhënë urdhra të paligjshëm punonjësve të Gardës së Republikës.”

“Asnjë veprim i dëshpëruar i Edi Ramës dhe kukullës së tij në krye të Kuvendit nuk e ndal opozitën të kërkojë të drejtat e saj minimale. Është e drejtë kushtetuese e opozitës kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore, është e drejtë kushtetuese të kërkojë të përfaqësohet me kë dëshiron ajo në komisionet e reformës zgjedhore.  Është e papranueshme që një kërkesë legjitime të deputetëve të opozitës t’i kundërvihesh duke përdorur autoritetin si kryetare kuvendin dhe duke i dhënë urdhra të paligjshëm punonjësve të Gardës së Republikës.”, tha kreu i grupit parlamentar të PD.

gazment bardhi spak kaosi në sallën e parlamentit

Lini një Përgjigje