TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2023, 21:20

"Kanë mllef ndaj Berishës", Noka akuza SPAK-ut: Doktori u sulmua sepse po nxirrte fakte për inceneratorët

Shkruar nga Pamfleti

"Kanë mllef ndaj Berishës", Noka akuza SPAK-ut: Doktori u

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha se procedura për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha është dëshmi e qartë se situata politike në Shqipëri është e paprecedentë.

Ai shtoi se ky është një inkuizicion politik.

Noka sulmon SPAK dhe shprehet se kanë mllef ndaj Berishës, pasi ish-kryeministri po nxirrte fakte për inceneratorët, veçanërisht atë të Tiranës.

“Kemi Sali Berishën të Partisë Demokratike, Ilir Metën e Partisë së Lirisë që po sulmohet nga SPAK, kemi dhe Fatmir Mediun e PR-së që po sulmohen me urdhër politik të Edi Ramës.

Pra kemi 3 kryetarë të partive të opozitës që po sulmohen nga drejtësia me komandë e kryeministrit.

Nuk ka asgjë më shumë se rikthim të burgosjeve politike në Shqipëri.

Fakti që SKAP-i erdhi në Kuvend pa asnjë provë, dhe a e dëgjuat që Ermonela Felaj u shpreh e shqetësuar se Sali Berisha po mbledh njerëz poshtë parlamentit dhe po mbledh njerëz. Sali Berisha e ka bërë publike që për çdo masë që do kalojë përmes rrugëve ligjore dhe kushtetuese unë do t’i përgjigjem.

Dy janë momentet që e nxjerrin zbuluar që SPAK është instrument politik dhe është nën urdhrat e Edi Ramës.

Ne jemi deputetë dhe Sali Berisha po ashtu, dhe çdo gjë që e bëjmë e bëjmë duke respektuar Kushtetutën.

Çfarë i kushtonte atyre që t’i referoheshin Kushtetutës. Ata e shkelin ligjin sepse ata të errësuar nga mllefi ndaj Sali Berishës, sepse kishte filluar të fliste shumë për inceneratorët dhe veçanërisht atë të Tiranës. Po nxirrte prova dhe fakte që SPAK kishte shkelur ligjet”, tha Noka për “Ora News”.

Lini një Përgjigje