TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2024, 17:39

“Jo pension nën 320 mijë lekë”, Qori: Në çdo vend demokratik do ishte rrëzuar kjo qeveri që kemi!

Shkruar nga Pamfleti

“Jo pension nën 320 mijë lekë”, Qori: Në

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka folur sa i përket programit ekonomik e social të partisë së tij. Ai tha se kenë nisur një fushatë për të sqaruar qytetarët për problemet që kanë dhe se si mund të zgjidhen ata. Qori shtoi se propozojnë një pension prej 320 mijë lekësh.

“Ne kemi një analizë ekonomike, që sipas nesh i jep zgjidhje propozimeve që ne bëjmë për të pasur 320 mijë lekë pensionin në muaj”, tha Qori për “News24”.

Sa përket zgjedhjeve të 2025, Qori u shpreh se kanë pritshmëri shumë të mëdha, referuar rezultatit që morën në zgjedhjet e 2023-it kur kishim vetëm 6 muaj kohë që ishim krijuar si një parti e re.

“Ne nuk jemi për një politikë sharlatanizmash, por kemi pritshmëri shumë të mëdha”, tha ai.

Qori tha se aleancat duhet të jenë vetëm parimore, duke thënë të vërtetën, e duke mos u kursyer asnjëherë kur i drejtojnë gishtin problemeve.

“Do të doja shumë që të gjitha partitë që nuk kanë qenë në pushtet në Shqipëri të bënin të njëjtën gjë. Ne gishtin e drejtojmë te cilido që shkakton problemin, ndërsa të tjerët e drejtojnë gishtin te politikani, por jo te ai mafiozi apo oligarku”, tha Qori.

Referuar skandaleve që ka përfshirë mazhorancën, Qori tha se në çdo vend demokratik do të ishte rrëzuar Qeveria.

“Ai që vjedh kaq shumë nuk e bën vetëm për jetesën e tij, por për të mbajtur rreth vetes klientelën, ato që i përdorin më pas edhe në zgjedhje apo për të kërcënuar votuesit dhe për të mbajtur pushtetin”, tha Qori.

arlind qori

Lini një Përgjigje