TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2024, 16:26

3 sinjalet se do përballet me drejtësinë: Edi Rama do të shkojë si ‘Çeçua’ në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
3 sinjalet se do përballet me drejtësinë: Edi Rama do të
Edi Rama /

Me ngjitjen te ish-krerët dhe te krerët e qeverisë, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka përmbysur mos-besimin e krijuar nga paraardhësi Arben Kraja, se nuk do prekeshin krerët e politikës e pushtetit, duke dëshmuar mbështetjen e fortë e të plotë që ka nga SHBA, por dhe përmbushjen e betimit për t’i dhënë fund pa ndëshkueshmërisë në nivelet e larta...

Prej afro 5 muajsh, SPAK ka izoluar ish-kryeministrin Sali Berisha në “Arrest shtëpie”, me akuzën për korrupsion familjarisht, dhe po e heton për shkaktim vrasjesh me vendimet në Gërdec e urdhrat më 21 janar 2011, por dhe për krime e dosje të tjera korrupsioni, fshehje pasurie e pastrim parash.

SPAK ka bërë gati dosjen e arrestimit të ish-kryeministrit, ish-kryetarit të Kuvendit e ish-Presidentit Ilir Metaj dhe familjarëve të tij, për korrupsion, fshehje pasurie, lobime, ortakëri me mafien ruse, pastrim parash e porositje vrasjesh.

Javën që u mbyll, SPAK thirri Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçin, dhe zv/kryeministren e ministren më të fuqishme të qeverisë, Belinda Ballukun, lidhur me hetimet për landfillin e Tiranës.

Deri tani, ka ngelur vetëm Edi Rama pa u thirrur në SPAK. Dhe do thirret, sepse nuk ka autoritet tjetër me të lartë qeveritar se ai, që ka urdhëruar e firmosur 17 vendime në një ditë; i ka dhënë bonusin 8% kompanisë së Klodian Zotos që nuk ekzistonte e ju dha 50% të fondit paradhënie.

A do t’i dërgojë Altin Dumani, pusullën dhe Edi Ramës, për të dhënë sqarime para hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, lidhur me rolin e tij në aferën e landfilleve?

Gjersa u thirrën Belinda Balluku e Engjëll Agaçi, ky është sinjal i plotë, se shumë shpejt te porta e SPAK-ut, do futet dhe kryeministri Edi Rama, mbasi nëpërmjet urdhrave e vendimeve të tij, janë vënë në lëvizje sekretari, ministrat, drejtorët e krye bashkiakët që realizuan aferat e landfilleve.

Me ngjitjen te ish-krerët  dhe te krerët e qeverisë, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka përmbysur mos-besimin e krijuar nga paraardhësi Arben Kraja, se nuk do prekeshin krerët e politikës e pushtetit, duke dëshmuar mbështetjen e fortë e të plotë që ka nga SHBA, por dhe përmbushjen e betimit për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet e larta.

Sinjal tjetër, se Edi Rama do thirret e do shkojë si “çeçua” në SPAK për landfillet e dosje të tjera; është fakti që me urdhër të FBI, iu rihap hetimi i Olsi Ramës për Xibrakën; ndërsa ditën e premte, iu goditën të fortët dhe strukturat e krimit elektoral të PS në Tiranë, Durrës e Lezhë./Pamfleti

edi rama spak çeçua

Lini një Përgjigje