TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2023, 22:22

"Jeni votuar si ligjvënës, jo si kickboksier", Fevziu përplaset me Bardhin pas dhunës në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

"Jeni votuar si ligjvënës, jo si kickboksier", Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu është përplasur sot me Gazment Bardhin mbi atë që ndodhi sot në Kuvend. Deputetët e PD sulmuan fizikisht ata të mazhorancës.

Bardhi ka vijur me avazin duke justifikuar skenat e dhunës. 

-Unë nuk e dija që ti merresh dhe me boks…

Gazment Bardhi: Në fakt seanca e sotme është një vijim i asaj që ka ndodhur në 3 javët e fundit në Kuvend, ku ne kemi marrë zotimin për të mos lejuar vijimin normal të punës së Kuvendit.

-Por zoti Bardhi ju jeni votuar si ligjvënës, jo si kickboksier…

Gazment Bardhi: Që ne të ushtrojmë funksionin tonë të ligjvënësit zoti Fevziu do duhet më së pari të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Pse kemi ardhur ne në këtë seancë?

-Pse vazhdoni shkulni mikrofonët e sallës së Kuvendit?

Gazment Bardhi: Sepse na kanë shkulur mandatin e deputetit, karrigen…

Gazment Bardhi: Së pari, nuk lejohet asnjë komision hetimor që është e drejtë kushtetuese e opozitës, dhe refuzimi i kërkesave tona bëhet pa asnjë shpjegim. Në çdo seancë Nikolla tallet me deputetët e opozitës, përpiqet të poshtërojë deputetët duke provokuar konflikt.

-Duhet të ishte opozita që s’duhet ta bënte veten për t’u tallur.

Gazment Bardhi: Së pari, kjo tregon se ne nuk lejojmë që dikush të tallet me ne, as të na mohojë të drejtat kushtetuese.

-A keni të drejtë ju të prishni një seancë?

Gazment Bardhi: Patjetër! Po ata a kanë të drejtë të na shkelin të drejtat kushtetuese?!

Lini një Përgjigje