TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2025, 22:05

“Jeni patericë e Manastirliut”/ Përfaqësuesja e PD përplaset ashpër me anëtarin e "Lëvizjes Bashkë"

Shkruar nga Pamfleti

“Jeni patericë e Manastirliut”/ Përfaqësuesja e PD

Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e sotme mes përfaqësueses së Partisë Demokratike Eda Grimçi dhe përfaqësuesit të "Lëvizjes Bashkë", Jani Marka.

Gjatë diskutimit për situatën politike dhe zgjedhjet në Tiranë, Grimçi akuzoi Lëvizjen Bashkë se është “forcë pa sistem” dhe e cilësoi si patericë të Ogerta Manastirliut.

“Ju jeni forcë pa sistem, jo antisistem. Jeni patericë e Manastirliut”, deklaroi Grimçi në "A2 CNN".

Në përgjigje, Jani Marka mbrojti pozicionin e Lëvizjes Bashkë, duke theksuar se forca që përfaqëson ka një vizion të qartë për përmbysjen e sistemit të korruptuar politik.

“Lëvizja Bashkë është antisistem. Synimi ynë është të përmbysim lidhjet e kalbura të sistemit politik. Marrëveshjet e përsëritura mes Berishës dhe Ramës e tregojnë qartë se ky sistem është i kapur nga oligarkia”, u shpreh Marka.

Grimçi ngriti pyetjen nëse ndonjë familjar i përfaqësuesve të Lëvizjes Bashkë përfiton nga fondet publike, ndërsa Marka iu kundërpërgjigj shkurt: “Më trego provat".

1 Komente

  1. Z
    Zeri

    Si mundet qe Profesoret e Levizjes Bashke te hyne ne debat me njerez qe jane ne krize idenditeti si puna e kesaj Grimç pdiste? Pakt Rama - Berisha eshte profesioni me i vjeter ne bote. Ky pakr polli edhe Zelnskin e Qim Pekes dhe Vojo Bregut.

    Lini një Përgjigje