TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2025, 13:17

“Do më mungojnë darkat e rralla me ty”, Rama për Nanon: Komunikimi ynë si ai midis dy shoferëve që lenë turnet

Shkruar nga Pamfleti

“Do më mungojnë darkat e rralla me ty”, Rama për

Fjalës së Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e lamtumirës për liderin historik të socialistëve, Fatos Nano, nuk i munaguan as batutat dhe as thumbimet, në drejtim të atyre që i konsideroi si njerëzit që hodhën gurë dhe i vendosën shkopinj nën rrota, ish-kryeministrit të ndjerë.

Rama e krahasoi komunikimin e tij me Nanon, si shoferi i turnit të parë me atë të turnit të dytë për të njëjtën makinë.

"Pas varrosjes së Partisë së Punës, Nano ishte kyç në kalimin e shkretëtirës së socialistëve dhe bashkimin e tyre me botën demokratike. E kam kujtuar gëzimin e tij kur lajmëroi pranimin e PS në internacionales së socialistëve. Si dita e diplomës kjo sot, më tha duke qeshur.

Në krye të qeverisë i desh të drejtonte popullin nga dalja e piramidave. Pas katrahurës rrafshuese të ‘97 duke u përballur me një opozitë hakmarrëse deri në sulme të armatosura ndaj institucioneve dhe ndaj tij, personalisht dhe fizikisht. Gjithsesi, kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por dita për t’i dhënë atij lamtumirën.

I dashur Fatos, do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi ynë si ai i shoferit të turnit të parë me turnin 2-të për të njëjtën makinë, kur ndodhte të ndanim një dilemë strategjike, këshillat e tuja më ndihmonin të vendoja pikat mbi “I”.

Kur mendoj çfarë 4 rrotaku sovjetik mori ti në dorëzim në turnin e parë e çfarë mora unë në të dytin, më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, po thjesht mos vdeksh kurrë Fatos Nano", tha Rama.

 

Lini një Përgjigje