
Teksa po flitej për vizitën e Ramës në Athinë deputeti Saimir Korreshi ka debatuar me analistin Arben Meçe. Koreshi e ka cilësuar Meçen komunist si Rama.
Ndërsa analisti ironizoi se deputeti demokrat është poshtë ballkonit duke thirrur “poshtë amerika”.
Me debate është shoqëruar diskutimi ndërmjet deputetit demokrat Saimir Korreshi dhe analistit Arben Meçe në një emision televiziv, ndërsa po flitej për vizitën e Ramës në Athinë.
Korreshi: Është një qeveri bastarde hajdutë! Ti je komunist, je komunist! Je kokrra e komunistit ti dhe Rama. Nuk është flamuri i partisë komuniste me yll, por është kombëtar.
Meçe: Ti shkon poshtë ballkonit, je dhe përfaqësues i Rithemelimit. Ti je pjesëtar i atij grupi i cili me flamur kombëtar shkoni poshtë ballkoni dhe ‘thirrni poshtë Amerika’. Ti nuk je distancuar.
Korreshi: Se mos më ngatërron me ndonjë tjetër ti mua. Ua ti qenke budalla fare!
Lini një Përgjigje