
Analisti Kreshnik Spahiu ka ironizuar “rastësinë” të fotografimit Berishës me gruan që ishte në videon skandal me Safet Gjicnin.
“Heroi Azem Hajdari s’ka asnjë foto në zyrë me Berishën. Alma ka 5 herë e vetme!”, shkruan Hajdari. Ndërkaq, media të ndryshme kanë nxjerrë foto të Alma Koçit edhe me politikanë të tjerë.
40-vjeçaria Alma Kaçi rezulton të jetë nga qyteti i Beratit, por e martuar në Durrës me H.Ll.
Alma është lokalizuar dhe po meret në pyetje nga SPAK. Ajo zotëron dhe një biznes këshillimi ndaj kompanive të treta në Tiranë.
Gjici do të gjykohet për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal dhe ka një marsh dënimi deri në 7 vite burgim.
Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas publikimit të videos intime në zyrën e bashkisë.
Me anë të një statusi në “Facebook”, Gjici ka bërë me dije se ka rënë pre e një kurthi, të “orkestruar” nga kundërshtarët e tij.
Ai shprehet se me vajzën në video kishte marrëdhënie intime.
Ndërkohë nga Partia Socialiste dhe Rama nuk ka ende asnjë reagim.
Lini një Përgjigje