TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Qershor 2023, 21:17

Gruaja e skandalit erotik me Safet Gjicin me patentë amerikane, zbardhen detajet të reja për 40-vjeçaren

Shkruar nga Pamfleti

Gruaja e skandalit erotik me Safet Gjicin me patentë amerikane, zbardhen

Gruaja e skandalit seksual në zyrën e kreut të Bashkisë së Kukësit, është njohëse e gjuhëve të huaja.

Një burim hetimor tha për DITA se ajo e ka ofruar veten në situata të ngjashme me Gjicin për persona të ndryshëm, madje e ka provuar edhe me diplomatë.

40-vjeçarja flet mirë frëngjisht. Ajo arriti disa vite më parë të bënte video seksuale me ish-drejtorin e Hekurudhës, ky pak muaj pas plasjes së skandalit, vdiq nga një infarkt në moshën 50 vjeçare. Ajo ju paraqit atij si franceze, duke e thelluar njohjen derisa arriti ta regjistronte në një akt masturbimi në zyrën e tij.

Por ajo flet edhe anglisht, madje ka përdorur një patentë shoferi amerikane false për të joshur viktimat e saj.

Kjo patentë e publikuar nga DITA bashkë me disa foto dhe dokumente të tjerë të personit në fjalë nuk është e asnjë shteti amerikan. Veç kësaj ajo ka firmë tjetër poseduesi dhe emri i vendit ku është “lëshuar”, është shkruar gabim.

Ajo është false dhe është përdorur për mashtrim:

Gruaja e skandalit erotik me Safet Gjicin me patentë amerikane, zbardhen

gruaja e skandalit erotik safet gjici

Lini një Përgjigje