TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2023, 10:16

Ina Zhupa përplaset me Gardën: Nuk ma kontrollon dot çantën, hape rrugën!

Shkruar nga Pamfleti

Ina Zhupa përplaset me Gardën: Nuk ma kontrollon dot

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa është ndalur për kontroll nga punonjësit e  Gardës.

Pasi asaj i kaloi çanta në skaner, iu kërkua sërish që ta hapte, dhe kjo gjë u kundërshtua nga deputetja Zhupa.

Debati:

Punonjësit e Gardës: Kalojë prapë në skaner

Zhupa: Kam dy vite deputete dhe s’më ka prekur kush sendet personale. Nuk bëhet llaf të hap çantën.

Dogjani: A e kaloi në skaner?!

Zhupa: Po nuk pati gjë, ca do bëni? Do hani…Hape rrugën, nuk e hap çantën. E kalova në skaner.

Lini një Përgjigje