TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2023, 10:05

Nis seanca plenare, deputetët e Berishës ndezin tymuese në Kuvend 

Shkruar nga Pamfleti

Nis seanca plenare, deputetët e Berishës ndezin tymuese në

Seanca e sotme plenare ka nisur sërish mes tymueseve. Deputeti Flamur Noka ka ndezur tymuese në sallën e Kuvendit.

Pas këtij veprimi, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin Noka.

Sakaq, Noka nuk ka pranuar që të largohet nga salla, ndërsa Nikolla ia kujtoi dy herë këtë vendim.

Ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan atyre seancave të zakonshme, socialistët kanë vijuar me rendin e ditës, ku kanë vijuar me fjalimet e tyre, ndonëse duke hasur me protestën e opozitës.

Deputetët e opozitës përsëritën sërish skenarin e kaosit në Kuvend. Ata kanë shkuar rreth 1 orë para nisjes së seancës dhe janë përplasur me Gardën. Kjo e fundit u ka ushtruar kontrolle në derë që të mos fusin tymuese. Një moment pati tension mes Flamur Nokës, pasi nuk u lejuar të futej pasi sipas Gradës kushte flakadanë.

Deputeti Noka tërhoqi njërin prej gardistëve me forcë dhe e ofendoi.

 

Lini një Përgjigje