
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sabotuar sërish gjykatën, teksa duhej të paraqitej këtë të hënë në orën 10:00 në Byronë Kombëtare të Hetimit, në bazë të vendimit të GJKKO, ku ndaj tij është caktuar masa “Detyrim Paraqitje”.
Me sa duket ish-kryeministri nuk do të paraqitet as këtë fillim muaji pranë organeve të drejtësisë pasi ai aktualisht ndodhet në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.
Berisha ka shpërndarë në Facebook pak minuta më parë një video ku shihen përplasjet e deputetëve të PD me gardën e republikës në ambientet e parlamentit. Përplasja mes deputetevë dhe ligjvënësve të PD erdhi pasi garda kërkoi të kryente kontrollin e tyre fizik në nisje të seancës plenare.
Gjatë fjalës, Berisha u ndal te emri i Edmond Begos, një biznesmen i dënuar për trafik droge, teksa bëri lidhjen mes kryeministrit Edi Rama dhe Pëllumb Gjokës.
“Edmond Bego është njeri që rezulton i regjistruar në Ministrinë e Brendshme, është i implikuat i akuzuar për vrasjen e Namik Gurës. Është kriminel që nxori nga komisariati, djalin e bosit. Ka bërë disa trafikime, në Itali me Pëllumb Gjokën, një njeri që nisi karrierën e tij si politikan me trafik të qenieve njerëzore. Është personi i cili ne instesivisht me garancinë e tenderave ai është Taulanti. U përzgjodh nga Rama, kjo se implikimet e Ramës janë disa herë më të mëdha se të Taulantit”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë se Sali Berisha është nën hetim për dosjen “Partizani”, i cili akuzohet për “Korrupsion pasiv i funskionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.
Për Sali Berishën është vendosur masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa ndaj dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi u caktua fillimisht masa “Arrest me burg”, e cila më pas u ndryshua në Arrest shtëpie
Masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” i është dhënë edhe ndërtuesit Fatmir Bektashi.
Berisha nuk i ka respektuar vendimet e dhëna nga gjykata, pasi sipas tij është shkelur Kushtetuta dhe prokuroria nuk i është drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit.
Lini një Përgjigje