Përgjatë 17 minutave, aktiviteti parlamnetar u shoqërua me tymuese, tentativa për zjarr dhe goditje të tavolinave duke mos lejuar një zhvillim normal të kësaj seance.
Deputeti i PD, Flamur Noka ka tentuar t'u vërë zjarrin pirgut me karrige që grumbulluan në nisje të seancës në mes të sallës së Kuvendit. Menjëhera ka ndërhyrë Garda duke e neutralizuar.


Kjo seancë plenare zgjati vetëm 17 minuta. Pas tensioneve dhe kaosit në sallën e Kuvendit, ku opozitarët protestuan, kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës.
Ajo theksoi se seanca e radhës do të njoftohet ditë tjetër.
Lini një Përgjigje