TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2026, 20:09

“Ike nga ajo hale dhe erdhe në PS”/ Bardhi shpërthen ndaj Ramës: E ka kokën zhytur në m…nga korrupsioni!

Shkruar nga Pamfleti
“Ike nga ajo hale dhe erdhe në PS”/ Bardhi shpërthen ndaj
Gazment Bardhi dhe Edi Rama

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë takimit strukturat e Partisë Socialiste në njësinë nr. 7 në Tiranë.

Gjatë këtij aktiviteti, Rama iu drejtua Halit Valterit duke thënë se ai ishte larguar nga ajo hale duke iu referuar Partisë Demokratike dhe ishte bashkuar me socialistët.

Bardhi kundërshton këtë gjuhë dhe thekson se një numër i madh qytetarësh nuk mund të etiketohen në atë mënyrë. Sipas tij, bëhet fjalë për votues që kanë një qëndrim kritik ndaj qeverisë dhe mënyrës së drejtimit të saj.

Ai e cilëson deklaratën e kryeministrit si shprehje urrejtjeje dhe jo si komunikim politik. Bardhi shton se një qasje e tillë reflekton, sipas tij, probleme më të thella në mënyrën se si perceptohet dhe ushtrohet pushteti.

“Mbi 500 mijë votues nuk janë “hale”. Janë qytetarë që e dinë se në krye të qeverisë është dikush që i vjedh çdo ditë.

Kjo e Edi Ramës nuk është gjuhë politike, është urrejtje, për të cilën kam vetëm neveri”, tha Bardhi duke shtuar se për dikë që e ka kokën zhytur në m…nga korrupsioni dhe po qelb Shqipërinë, gjithçka dhe kushdo i duket hale”, shkruan Bardhi.

gazment bardhi dhe edi rama

Lini një Përgjigje