TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2026, 19:08

Berisha zbardh detaje nga takimi me zyrtarët e Këshillit të Europës: I informova me fakte për skandalet e Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha zbardh detaje nga takimi me zyrtarët e Këshillit të
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë detaje nga takimi që ka zhvilluar me anëtarët e asamblesë së Këshillit të Europës, të ngarkuar për monitorimin post-zgjedhor të Shqipërisë.

Në fjalën e tij për mediat Berisha akuzoi qeverinë për manipulime elektorale dhe përdorim të administratës shtetërore për interesa politike.

Po ashtu, ai tha se në takimin me dy përfaqësuesit e KE-së, u diskutua mbi praktikat problematike të Parlamentit shqiptar, i cili sipas tij “nuk njofton anëtarët e delegacionit shqiptar për takimet e kërkuara”, nga ata.

“Zhvilluam një takim me dy përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të ngarkuar dhe të përzgjedhur nga kjo asamble si reporter për Shqipërinë në fazën e post monitorimit. Patëm një takim të hapur ku unë informova, informova përfaqësuesit e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, se parlamenti shqiptar në mënyrën më banditeske nuk njofton anëtarët e delegacionit të parlamentit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për takimet e kërkuara nga anëtarët e delegacionit.“, tha Berisha.

Mes të tjerash, ai shtoi se i informoi ndërkombëtarët mbi “farsën elektorale” siç i quan ai zgjedhjet e 11 majit të vitit të kaluar.

“Informova gjerësisht për zgjedhjet, për se si këto zgjedhje, më shumë se në çdo rast tjetër, u shndërruan në një farsë të shëmtuar elektorale, se si Edi Rama përdori të gjithë potencialet e administratës shtetërore, monetare, njerëzore, për të dhunuar zgjedhjet logjistike e të tjerë. Për gjobat dhe kamatat dy miliardë euro që u falen, për angazhimin total të karteleve të drogës me 28 deputetë, përfaqësuar, njëri nga Arkand Balla, karteli i Troplini dhe nga Sara Mile, karteli Çelaj, deputetët më të votuar të parlamentit shqiptar. I informova dhe i njoha me dokumente, me fakte, se si parlamenti është aneksuar dhe kryetari i parlamentit përbën njeri pa asnjë vlerë që nuk respekton as rregullore dhe asgjë. Shkarja e standardeve në Shqipëri është katastrofale.”, tha Berisha.

Po ashtu, kreu i PD-së kritikoi ashpër kryetaren e delegacionit shqiptar, të cilën e akuzoi për vjedhje të pronave publike dhe manipulim dokumentesh, duke thënë se ajo u shpërblye me një detyrë ndërkombëtare pavarësisht akuzave.

“Dhe se kryetarja e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës është një hajdute me çizme, e cila, e cila pasi ka vjedhur me të shoqin 10 mijë metër katror truall në bregun jonë, duke e paraqitur me dokumente të falsifikuara si pronë e të shoqit, rezulton se ishte pronë publike dhe kryetari i bashkisë futet në burg, kurse Olta e anturazhit të Edi Ramës, dërgohet kryetare e delegacionit të deputetëve shqiptarë në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës. Akt i turpshëm ndërkombëtar. Në këtë takim, miqtë e ardhur për të ndjekur procedurën e post monitorimit, unë i informova se Shqipëria ka pësuar pas heqjes së monitorimit kthimin mbrapa më të madh në 32 vite.”, tha Berisha.

Prononcimin e tij për mediat, kryedemokrati e mbylli me një urim për ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Turqisë.

sali berisha keshilli i europes

1 Komente

  1. L
    LIRIA

    Sot e gjete mor CAR, qe luan Kosova, hahahaha, Berishovici, nuk u lodhe mor hale duke i bere keq ketij populli,

    Lini një Përgjigje