TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Gusht 2024, 14:49

'I thashë, ai të merr në qafë', Meta mesazh të koduar ish deputetit të tij pasi fitores në Himarë

Shkruar nga Pamfleti

'I thashë, ai të merr në qafë', Meta mesazh

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me gazetarët komentoi fitoren e Vangjel Tavos në Himarë.

Ai i drejtoi një mesazh të koduar kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, dikur ish deputeti i partisë së tij LSI.

'Unë i kam pas dhënë një mesazh dikur kryetarit të bashkisë së Himarës i cili është në burg sepse kam pasur marrëdhënie korrekte me të, i kam thënë ki kujdes se ky të merr më qafë dhe shumë të tjerëve për Edi Ramën dhe për mungesën e përgjegjësisë së tyre, nuk kam asnjë mesazh për të por për grabitësit e bashkisë së Himarës për Edi Ramën sigurisht që e kam një mesazh.', tha Meta.

Kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo është shpallur fitues i zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit 2024 me një diferencë prej 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit "Bashkë Fitojmë' në opozitë, Petro Gjikuria.

Procesi i numërimit të 36 kutive të votimit që nisi pak pas mesnatës dhe u mbyll në orën 06:30 të mëngjesit nxorri këtë rezultat: Vangjel Tavo 5022 vota, pra 58.62%  e Petro Gjikuria 3545 vota, 41.38 %. 

Ndërsa vetëm një vit më parë, në zgjedhjet e 14 majit 2023, Fredi Beleri i “Bashkë Fitojmë” kishte fituar me 19 vota diferencë ndaj Jorgo Goros së socialistëve.

Zgjedhjet për kryebashkiakë në Bashkinë e Himarës i dhanë fund sagës së një rrugëtimi 15 mujor të bashkisë pa kryetar legjitim në krye të saj. Saga nisi dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023 me arrestimin e Belerit. Më pas dënimi i tij me dy vite burg për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, dhe arrestimin e kryetarit në detyrë Jorgo Goro nën dyshimet se përmes dokumentave të falsifikuar ka lejuar rregjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme.

meta vangjel tavo

Lini një Përgjigje