Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend mocionin për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.
Mocioni është firmosur nga 14 ligjvënës opozitarë, të cilët faktojnë nëpërmjet provave "se deputeti Sinaj ushtron mandatin në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, që i ndalojnë deputetit që të përfitojë fonde nga Buxheti i Shtetit apo pasuri të shtetit."
Grupi i PD-së e akuzon deputetin socialist se nëpërmjet kompanive në pronësi të tij, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit. Sipas tyre, përmes 9 transaksionev, kompanitë në pronësi apo në bashkëpronësi të Sinajt kanë përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë.
Nga ana e tij, Sinaj në një reagim në mediat sociale thotë se që nga viti 2017 ka hequr dorë nga administrimi i bizneseve të tij dhe se i është përkushtuar vetëm politikës, duke pretenduar se nuk ka përfituar nga buxheti i shtetit as kur nuk ka qenë deputet as pasi u zgjodh si ligjvënës, por provat flasin ndryshe.
Lini një Përgjigje