TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2026, 13:10

“I mbron shteti”/ Nga Amant Josifi te Olsi Rama, bosët e call-center-ave ‘ndezin’ Kuvendin

Shkruar nga Pamfleti
“I mbron shteti”/ Nga Amant Josifi te Olsi Rama, bosët e
Amant Josifi dhe Olsi Rama

Kreu demokrat Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, u ndal në veprimtarinë e call center, për të cilat tha se bosi real i tyre është Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama.

Deklaratat e Berishës vijnë pas disa operacioneve të njëpanjëshme, herë të SPAK dhe herë të Prokurorisë së Tiranës, kundër call center-ave që operojnë në mënyrë të paligjshme dhe mashtrojnë qytetarët europianë, duke krijuar fitime me miliona euro.

Berisha tha se këto ditë, në qytetet e Shqipërisë me qindra e qindra të ashtuquajtura call-centera vjedhin ditë e natë pensionistët e vendeve që kanë kontribute të jashtëzakonshme, që kanë kontribuar miliarda, miliarda, miliarda në këtë vend për këta qytetarë.

“Hiena të vërteta nga salla krimi të mbrojtura nga shteti mashtrojnë dhe u grabisin pensionet pensionistëve në Itali, Austri, Gjermani, Spanjë, në një aktivitet fund e krye të mbrojtur nga shteti. Në një aktivitet në të cilin strukturat shtetërore nga polici tek niveli më i lartë janë mburojë.

Në një aktivitet në të cilin përfshihet nga shefi i komisariatit që merr rrogën minimale 5 mijë euro në muaj nga call-centera, tek vëllai i kryeministrit që është de facto sipas burimeve të huaja dhe vetë vendit, bosi kryesor i tyre.

Në këtë aktivitet kriminal, në të cilin ka call-centera që në një javë u vjedhin 30 milionë euro me mashtrim pensionistëve të vendeve të tjera, ka një bashkërendim nga nivelet më të larta tek prokuroria, tek gjykatat, tek policia”, tha kreu demokrat.

Në vijim ai theksoi se vetëm ortaku legal i Olsi Ramës, këshilltari zyrtar i Olta Xhaçkës, Amant Josifi, ishte eksponenti më kryesor në Shqipëri i grupit Milton që ka vjedhur së paku 2.2 miliardë euro.

“Ardian Çela, kur drejtonte OSHEE-në, deklaroi se energjinë janë dy kuçedra që po e thithin, njëra është kuçedra e Bitcoin dhe tjetra është kuçedra e kanabisit, shtëpitë e barit”, tha Berisha.

amant josifi olsi rama call center

Lini një Përgjigje