TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2026, 12:49

Bllokimi i Korridorit të VIII dhe Porto Romanos, deputeti i kërkon llogari ministrit: Tregoni kush shtete ndaluan projektin

Shkruar nga Pamfleti
Bllokimi i Korridorit të VIII dhe Porto Romanos, deputeti i kërkon
Erald Kapri

Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, gjatë një interpelance së sotme në Kuvend me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka kërkuar transparencë për projektet e Korridorit të VIII dhe Porto Romanos.

Deputeti i partisë “Mundësia”,  ngriti shqetësime mbi mungesën e sqarimeve për largimin e kompanive të huaja dhe pretendimet për ndërhyrje të faktorëve të jashtëm në këtë projekt strategjik.

Ai theksoi rëndësinë ekonomike dhe të sigurisë që mbart Korridori VIII për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një nga investimet më të rëndësishme për integrimin europian të vendit. Deputeti kërkoi përgjigje konkrete mbi kostot, procesin dhe ndikimet e mundshme të jashtme në realizimin e projektit.

 “Më bëri përshtypje qetësia juaj olimpike, ku gjithçka që ju sapo folët po hetohet nga drejtësia. Korridori i VIII është projekti më i madh ekonomik i botës shqiptare. Përfundimisht ky korridori e fut Shqipërinë në ekonominë europiane. Korridori i VIII i rrit sigurinë shqiptare. Çështja është që duket e pabesueshme që ju flisni për një port 3 herë më të madh, kurse në projekt kostoja ishte më e vogël.Ju përmendët që është bërë studimi me kompani të huaja, por nuk dhatë shpjegime pse ikën kompanitë e mëdha. Çështja është që ju nuk dhatë një sqarim tjetër që lidhet me pjesën e sigurisë, të cilën e ka bërë çështje kryeministri, ku tha që kemi pasur ndërhyrje të huaja që nuk e duan portin, por ne do e bëjmë. Ne duam një transparencë se kush ka qenë këto vende të huaja. Ju jo vetëm që nuk e merrni seriozisht. Shqiptarët humbën 8 milionë uro, diçka është luajtur.

Projektin nuk e keni bërë transparente. Ky është një sinjal nga aleatët tanë që na thonë thirrini mendjes. Na sqaroni kush janë këto forcat e huaja që po ndërhyjnë në Shqipëri, për të ndaluar këtë projekt të madh. Nuk ka projekt më të rëndësishëm se sa korridori VIII”, tha Erald Kapri.

erald kapri enea karakaçi

Lini një Përgjigje