TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2025, 14:08

Humbja e 11 Majit, Shehi: Nuk është hall i madh, ne ishim zogj të vegjël

Shkruar nga Pamfleti

Humbja e 11 Majit, Shehi: Nuk është hall i madh, ne ishim zogj të

Edhe pse bashkoi forcat me Enkelejd Alibeaj nën siglën e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Dashamir Shehi ngeli jashtë Kuvendit për herë të tretë.

Teksa ka analizuar humbjen, Shehi tha se nga zogjtë e vegjël, ne ishim më të vegjlit, duke iu referuar kështu partive të reja apo koalicioneve që garuan për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij situata nuk duhet të dramatizohet, teksa e ka cilësuar humbjen si “jo ndonjë hall i madh”. I pyetur se cili ka qenë parlamenti më i mirë, Shehu u shpreh se ka qenë ai i vitit 1992, pasi deputetët ishin më idealistë dhe cilësorë.

“Ne gjykojmë që kemi gabuar. Shumë grupe të vogla nuk prodhojnë sinergji politike. Nga zogjtë e vegjël, ishim më të vegjlit, se filluam dhe vonë. Nuk u bashku dot, ndonjë fushatë të madhe nuk bëmë në fakt. Këtu hyjnë në garë milionerët, ne jemi nëpunës të politikës. Po t’i puqësh këtë faktorë bindet rezultati. Nuk është fundi i botës.

Nuk mjaftojnë emrat. Sinjali i dytë mund të jetë më njerëz. Ndoshta nuk u pëlqejmë. Ky është një realitet politik, nduk duhet të dramatizohet. Por këtu ka diçka pozitive, disa forca të reja e kanë carë rrethimin, atë që jemi munduar ta bëjmë ndër vite. Uroj që ta luajnë këtë rol, ta tundin këtë kambanë.

Nuk ishte hall i madh, fushata janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta, nuk i ndjekim dot.

Më i mirë është ai i 1992. Në atë kohë njerëzit ishin idealistë nuk dinin si bëhej biznesi. Cilësia matej me popullaritet. Ca kontributi kanë këta që i votojnë kaq shumë?”, tha Shehi për “TCH”.

Lini një Përgjigje